20,04,2024

Inspektorët ferizajas gjoba bizneseve që ‘mashtrojnë’ me çmime

Must Read

Inspektorët ferizajas të vëmendshëm në treg pak ditë para festave. Fokusi i tyre më shumë është në produktet ushqimore si dhe parregullsitë e tjera që mund të hasen në treg.

Besim Uruqi inspektor i tregut në Ferizaj bëri me dije se këto ditë janë shqiptuar një numër i konsiderueshëm i gjobave për mos përputhje të çmimeve.

“Këto ditë jemi shumë aktiv, jemi mobilizuar dhe kemi filluar kontrolle të ndryshme në bazë të kompetencave që kemi. Kemi kontrolluar çmimet, nëse janë të ndryshme në rafta dhe në arkë. Ka raste që janë të ndryshme”, tha ai.

Sipas tij edhe dhuratat janë kontrolluar. “Kemi vazhdimisht kërkesa prej palëve për të kontrolluar çmimet”, tha ai për TV Liria.

Ai bëri me dije se edhe për mjetet piroteknike janë në koordinim me Policinë e Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img