25,04,2024

Insomnia: Si të përballeni me pagjumësinë

Must Read

Shumica e të rriturve kanë përjetuar insomninë ose pagjumësinë në një kohë ose në një tjetër gjatë jetës së tyre. Vlerësohet se 30% deri 50% e popullatës së përgjithshme janë të afektuar nga insomnia dhe 10% kanë insomni kronike

Dr. Urim Çerkini,
Specialist i Mjekësisë Familjare, QKMF- Ferizaj
Specializant i Reumatologjisë, QKUK- Prishtinë

Insomnia është simptomë, jo diagnozë apo sëmundje në vete.

Sipas definicionit insomnia është “vështirësi e fillimit dhe mirëmbajtjes së gjumit apo që të dyja nga të lartpërmendurat” dhe ajo mund të jetë gjatë sasisë apo cilësisë joadekuate të gjumit.

Insomnia nuk është definuar nga numri specifik i orëve të gjumit që një njeri bënë, pasi që ndryshimi që individët kanë në nevojat dhe praktikat e gjumit ndryshon gjerësisht.

Gjithashtu, shumica nga ne e dinë se çka është insomnia, si ndjehemi dhe funksionojmë pas një ose më shumë netëve pa gjumë e disa kërkojnë edhe këshillë mjekësore. Shumë njerëz mbesin me mungesë të vetëdijes mbi opsionet mjekësore dhe të sjelljes për trajtimin e insomnisë.

Përgjithësisht insomnia është klasifikuar duke u bazuar në kohëzgjatjen e problemit. Jo të gjithë pajtohen në një definicion, por përgjithësisht:

▪ Simptomet që zgjasin më pak se një javë janë klasifikuar si Insomni tranziente (pagjumësi kalimtare).
▪ Simptomat në mes një dhe tri javëve janë klasifikuar si Insomni kohëshkurtër, dhe
▪ Ato më të gjata se tri javë janë klasifikuar si Insomni kronike.

Statistikat mbi insomninë

Insomnia atakon të gjitha grupmoshat. Në mesin e të rriturve, insomnia më shpesh prek femrat se sa meshkujt. Incidenca tenton të rritet me moshë. Është më shpesh tipike në grupin e njerëzve me të ardhura të ulëta socio-ekonomike, alkoolistët kronik dhe pacientët e sëmurë mental.

Stresi është provokuesi më i shpeshtë i insomnisë kohëshkurtër dhe akute. Megjithatë, nëse injorohet, insomnia mund të zhvillohet në kronike.

Shkaktarët e pagjumësisë

Insomnia mund të jetë nikoqir i shumë arsyeve. Këta shkaktarë mund të ndahen në faktorë kohorë, gjendjet mjekësore ose psikiatrike apo problemet primare të gjumit.

Insomnia, poashtu mund të klasifikohet sipas kohëzgjatjes së simptomave në kalimtare, kohëshkurtër apo kronike.

Insomnia kalimtare, përgjithësisht zgjatë më pak se shtatë (7) ditë; insomnia kohëshkurtër zakonisht zgjatë në mes një (1) deri tri (3) javëve dhe insomnia kronike zgjatë për më shumë se tri (3) javë.

Shumë nga shkaqet e insomnisë kalimtare dhe kohëshkurtër janë të ngjashme dhe përfshijnë:

▪ Ndërrimet e orarit të punës
▪ Zhurmat e pakëndshme ekscesive
▪ Temperatura e papërshtatshme e dhomës (shumë nxehtë ose shumë ftohtë).
▪ Situatat stresuese në jetë (përgatitja e provimeve, humbja e njerëzve të dashur, papunësia, ndarja).
▪ Prania e një sëmundjeje akute mjekësore ose kirurgjike apo hospitalizimi.
▪ Tërheqja nga droga, alkooli, qetësuesit apo medikamentet stimuluese.
▪ Insomnia nga lartësitë (malet – p.sh. qëndrimi në bjeshkë).

Simptomat e insomnisë

Mjekët lidhin shenja dhe simptoma të ndryshme me insomninë. Shpesh, simptomat janë të ndërlidhura me ato nga gjendje tjera mjekësore apo mentale.

Disa njerëz me insomni mund të ankohen nga vështirësi të të rënit në gjumë ose nga zgjimi i shpeshtë gjatë natës. Problemi mund të filloj me stres. Atëherë, pasi që ju filloni ta lidhni shtratin me paaftësinë për të rënë në gjumë, problemi mund të bëhet kronik.

Shpeshtësia e simptomave gjatë ditës do t’i sjellë njerëzit në vëmendjen e mjekut.

Problemet ditore të shkaktuara nga insomnia përfshijnë:

▪ Përqendrim (koncentrim) dhe fokusim të varfër.
▪ Vështirësi në memorie (kujtesë).
▪ Bashkërendim (koordinim) i vështirësuar motorik (të qenit i pa bashkërenduar).
▪ Irritabilitet (ngacmueshmëri) dhe interaksion (ndërveprim) i vështirësuar social (shoqëror).
▪ Aksidente (fatkeqësi) trafiku për shkak të lodhjes të shkaktuar nga vozitës të privuar nga gjumi.

Njerëzit mund t’i përkeqësojnë këto simptome të kohës së ditës nga vëmendja e vet atyre që t’i trajtojnë ato.

Kur duhet të kërkohet kujdesi mjekësor?

Një person me insomni ka nevojë për vëmendjen e mjekut nëse ajo zgjatë më shumë se tri (3) deri katër (4) javë apo edhe më herët nëse ajo ndërhyn në aktivitetet ditore të personit dhe aftësitë funksionale.

Insomnia mund të jetë simptomë e një problemi tjetër mjekësor apo psikologjik, njërin prej të cilëve pacienti duhet ta adresoj tek mjeku apo që të dyja në të njëjtën kohë.

Kur të shkohet në Spital?

Përgjithësisht, pacienti nuk do hospitalizohet për shumicën e tipave të insomnisë.

Sidoqoftë, aksidentet mund të rezultojnë nga koordinimi i varfër dhe mungesa e vëmendjes që janë parë gjatë deprivimit nga gjumi.

Përkeqësimi i dhimbjeve apo rritja e vështirësive në frymëmarrje gjatë natës mund të indikojnë se personi ka nevojë të kërkojë kujdes mjekësor emergjent.

Ekzaminimet dhe testet

Mjeku do kërkojë të identifikojë ndonjë sëmundje mjekësore apo psikologjike e cila mund të kontribuojë në insomninë e pacientit.

Historiku mjekësor dhe ekzaminimi, duke përfshirë skriningun për çrregullimet psikiatrike, përdorimit të alkoolit dhe drogës, janë një masë paraprake e evaluimit të pacientit me probleme të gjumit.

Trajtimi i pagjumësisë

Në përgjithësi, insomnia kalimtare zgjidhet kur provokuesit e pranishëm largohen ose përmirësohen. Shumica e njerëzve kërkojnë ndihmë mjekësore kur insomnia e tyre bëhet kronike.

Fokusi kryesor i trajtimit për insomni duhet vënë në drejtim të gjetjes së shkaktarit. Kur shkaktari është identifikuar një herë, është me rëndësi të menaxhohet dhe kontrollohet problemi ekzistues sepse, ky, si i vetëm, mund ta eliminojë insomninë. Trajtimi i simptomave të insomnisë pa adresim në shkaktarin kryesor, rrallë është i suksesshëm.

Terapitë në vazhdim mund të përdoren në bashkëveprim me terapitë në drejtim të shkaktarit të pranishëm mjekësor ose psikiatrik. Ato janë gjithashtu terapi të rekomanduara për disa çrregullime të insomnisë primare.

Përgjithësisht, trajtimi i insomnisë ka nevojë për aspektet farmakologjike (mjekësore) dhe jo farmakologjike (jo mjekësore).

Është më mirë që trajtimi individual të bëhet në shkaktarin potencial.

Studimet kanë treguar se kombinimi i trajtimit tipik mjekësor dhe jo mjekësor është më i suksesshëm në trajtimin e insomnisë se sa i të dyjave ndaras.

Trajtimi jo-mjekësor

Terapitë jo farmakologjike ose jo mjekësore janë higjiena e gjumit, terapia e relaksit, kontrolli i stimulusit dhe restriksioni i gjumit.

Higjiena e gjumit: Higjiena e gjumit është njëra nga komponentët e terapisë biheviorale për insomni. Mund të merren disa hapa të thjeshtë që të përmirësohet sasia dhe cilësia e gjumit të pacientit. Këta hapa përfshijnë:

▪ Flini aq gjatë sa që mund të ndjehesh i çlodhur, mos fli tej mase.
▪ Ushtro rregullisht së paku njëzetë (20) minuta, ideale do ishte katër deri pesë orë (4-5h) para gjumit.
▪ Shmanguni sforcimit për të fjetur.
▪ Mbaj orarin e rregullt të gjumit dhe zgjimit.
▪ Mos pi pije që përmbajnë kafeinë në mbrëmje (çaj, kafe, pije të lehta).
▪ Shmangni ‘pijet e natës’ (pije alkoolike para se të shkosh në shtrat).
▪ Rregullo ambientin në dhomë (dritat, temperatura, zhurma, etj).
▪ Mos shko në shtrat me probleme ditore të pazgjidhura, tento t’i zgjidhësh ato para shkuarjes në shtrat.

Terapia relaksuese: Përfshinë masat siç janë meditimi dhe relaksimi i muskujve apo dëgjimi i një muzike të lehtë para gjumit.

Kontrolli i stimulimit

▪ Shko në shtrat kur ndjehesh i përgjumur
▪ Mos shiko televizorin, mos lexo, mos ha dhe mos u brengos në shtrat.
▪ Shtrati duhet përdorur vetëm për gjumë dhe aktivitete seksuale.
▪ Nëse nuk të zë gjumi për tridhjetë (30) minuta, ngrihu dhe shko në dhomën tjetër dhe përfundoi teknikat e relaksit.
▪ Aranzho alarmin e orës që të zgjohesh çdo mëngjes në kohën e njëjtë, madje edhe fundjavave.

Terapia mjekësore dhe barnat

Ekziston një numër i madh i barnave të mundshme për trajtimin e insomnisë. Përgjithësisht këshillohet që ato të mos përdoren të vetme dhe këto janë më të suksesshme kur kombinohen me terapi jo mjekësore.

Në studim është thënë se kur sedativët kombinohen me terapi biheviorale, shumë pacientë, më shumë i kanë lënë anash sedativët se sa që i kanë përdorur të vetëm.

Në barnat sedative që përdoren për trajtimin e insomnisë bëjnë pjesë edhe:

Benzodiazepinet: Gjashtë nga këto barna sedative përdoren për trajtimin e insomnisë. Ka raporte evidente mbi përmirësimin subjektiv të sasisë dhe cilësisë së gjumit duke përdorur këto barna. Këto përfshijnë: Temazepam (Restoril*), Flurazepam (Dalmane*), Triazolam (Halcion*), Estazolam (ProSom*, Eurodin*), Lorazepam (Ativan*) dhe Clonazepam (Klonopin*).

Jobenzodiazepinet: Eszopiclone (Lunesta*), Zaleplon (Sonata*) dhe Zolpidem (Ambien*).

*Emrat e mbrojtur (komercial) të barnave.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img