29,03,2024

Injorimi i qyteti të Ferizajt

Must Read

Nga institucionet qendrore me dashje apo pa të, qyteti i Ferizajt ndër vite është një qytet i cili injorohet nga shumë dikastere qeveritare, madje edhe nga vetë Qeveria e Kosovës, të cilët, për të gjitha këto vite të pas luftës, asnjëherë të vetme, në asnjë qeverisje, nuk patën guximin të emërojnë një postë menaxhues të nivelin qendrorë, duke përjashtuar një rast të vetëm, në qeverisjen e parë të Haradinajt në vitin 2006, emërohet në bazë të pazareve politike një ferizajas në pozitën e Zëvendëskryeministrit, atë vetëm për 100 ditë, për të cilën nuk mundë të jepet as notë pozitive e as negative.
Si duket është rasti i parë dhe i vetëm ky emërim politik, pasi që në asnjë rast të vetëm, nuk ka pasur emërime të larta politike, duke u lëshuar rend të tjerëve, për të qenë të emëruar politikanët ferizajas në pozitat e dyta apo të tretat, pa pasur të drejt në atë të parin.
Pse ndodhë kjo?, – apo bujaria e politikanëve ferizajas, që me modestinë e tyre, për të mos u shtyrë me bërryla, ka krijuar këtë situatë, e cila në të shumtën e rasteve është regjistruar e dëmshme për këtë qytet, me kaq hovë të madh të zhvillimit ekonomik.
Ne ferizajasit jemi mësuar me këtë gjendje, e cila për çdo vit po bëhet e padurueshme, me mos përkrahjen e projekteve nga institucionet qendrore.
Tani më ne ferizajasit edhe jemi mësuar me periudhat e kohëve elektorale, kur politikan nga të katër anët e vendit, vijnë për të kërkuar votën për vetën e tyre, të cilët me retorikën e tyre politike, shumë herë kanë arritur të grumbullojnë numër të madh votash, e që të pakët janë ata që i kanë mbajtur premtimet.
Përfaqësuesit ferizajas në Parlamentin e Kosovës, në të shumtën e rasteve kanë dëshmuar dashurin për vendin, e që asnjë herë të vetme nuk është regjistruar ndonjë unifikim i këtij grupi, pavarësisht se nga cilat subjekte politike vijnë, për të qëndruar të palëkundur në kërkesat e qytetarëve ferizajas, e për ma keq, ka pasur edhe të atillë, që për mandat të plot, kanë shfrytëzuar ulëset në Parlament, pa ju ndier asnjë gjysmë fjale.
A duhet të vazhdoj kjo!?
Nuk dua të spekuloj, pasi që ka pasur herë pas here edhe përkrahje nga ministri të ndryshme, po duke marrë për bazë, se shkrimi imë ka të bëjë kryesisht me projektet e kulturës, atëherë logjikshëm rrjedhë edhe gjykimi, se kemi të bëjmë me ankesa drejtuar Ministrisë së Kulturës, Rinis dhe Sportit, e cila me një përkrahje sipërfaqësore, mundohet të qëndroj e paanshme në raport me qytetet e tjera.
Nuk duhet të vazhdoj kjo gjendje, apo ndoshta edhe ferizajasit duhet të aplikojnë reciprocitetin me institucionet qendrore, për vetë faktin se deri më tani, që nga pas lufta, qyteti i Ferizajt është regjistruar si qyteti i cili kontribuon me më së shumti participim në thesarin e shtetit, për të cilin nuk gëzon respektin e ndërsjellët.
Projektet që vijnë nga ky qytet, janë të pakët që përkrahen, apo ndoshta sipërfaqësisht, për të mbuluar të metat institucionale, që ka në raport me Ferizajn.
Në mënyrë kronologjike, ishte e pamundur të hartosh një detabazë ndër vite, për të bërë një kalkulim politik, por do të mundohem që të sjelli për ju, vetëm periudhën e vitit 2018, projektet të cilat kanë mbetur pa një përgjigje, apo përkrahje nga lartë.
Ndoshta edhe nuk e kemi komoditetin, për tu trajtuar si qytet i kulturës, por jemi në rrugë të mbarë, madje ka aktivitetet gjysmë shekullore, me të cilën mburremi, e që nuk u bënë përshtypje edhe institucioneve qendrore.
Festivali gjysmë shekullorë ,,Festivali i Teatrove 2018”, i cili në vazhdimësi ka kërkuar shëndrrimin e tij në festival ndërkombëtarë, këto kërkesa nuk duken të denja edhe për institucionet e kulturës në nivelin qeveritarë. Kërkesat e tyre për mbështetje financiare, është absurd në vete për të kalkuluar për ndërkombëtarizimin e tij në arena ndërkombëtare. Për vitin 2018, këshilli organizativ i këtij festivali, me një shumë simbolike është përkrahur nga MKRS, shumë e cila nuk i mbulon as edhe 20% të shpenzimeve të planifikuara. Ky festival, tani më është tradicional në qytetin e Ferizajt, gjysmë shekullorë, e që ka karakter kombëtare, ku artistë të viseve shqiptare, ngjiten në podiumet e këtij festivali me shfaqjet e tyre, e që për institucionet e kulturës, mbetet larg për përkrahje financiare, pa pasur nevojë zyrtarët e këtij festivali, të kërkojnë donatorë, apo pa rënduar buxhetin e varfër të qytetit të Ferizajt.
Po ashtu një festival tjetër gjysmë shekullorë, i cili gjithashtu është tradicional ,,Kosovarja Këndon 2018”, ku mbledhë artistë nga të gjitha vendet e rajonit, MKRS-ja, më saktësisht Departamenti i Kulturës ndanë një shumë prej 3.000.00 euro, e cila shumë është qesharake.
Festivali i Muraleve 2018 – ka mbetur pa përkrahje nga niveli qendrorë.
Festivali i FERFILMIT 2018 – pa përkrahje institucionale nga niveli qendrorë.
Festivali Fëmijët e Gëzuar 2018 – pa përkrahje institucionale nga niveli qendrorë.
Kolonit artistike 2018 – pa përkrahje institucionale nga niveli qendrorë.
Festivali i recitatorëve 2018- pa përkrahje institucionale nga niveli qendrorë.
18 Maj Dita Ndërkombëtare e Muzeut 2018 – pa përkrahje institucionale.
Bienali i Skulpturës – 2018 – pa përkrahje institucionale nga niveli qendrorë.
Festivali i Fotografisë – 2018, për të cilin nuk kamë informacion.
Ora e Astritit 2018 – për të cilin nuk kam informacion.
Zyra Rajonale për Trashëgimi kulturore në Ferizaj, me të gjitha kërkesat e ushtruara e planifikimet e nxjerrura për vitin 2018, nuk ka arritur që të siguroj të paktën një projekt të vetëm me të gjitha ato kërkesa për ndërhyrje emergjente, si dhe projekte që kanë të bëjnë me prezantimin e fushave të ndryshme të këtij rajoni, MKRS-ja dhe institucionet e saj varëse, se kanë parë të udhës të mbështesin asnjë projekt të vetëm për afatin kalendarik 2018
Kërkesa për subvencionimin e teatrove – 2018, për të cilin janë ndarë 15.000.00 euro, të ngjashëm me të gjitha qendrat e tjera të mëdha kryesore, pasi që konsideroj se nuk ka pasur alternativa të tjera, sepse jam i sigurt se do të përgjysmohej kjo shumë.
Në të gjitha këto projekte që prezantova përmes këtij shkrimi, janë të dorëzuara me grupet e interesit të cilat veprojnë ne Ferizajt, me organizata joqeveritare e institucione lokale, që kanë karakter kulturorë, me destinim për qytetin e Ferizajt, por që nuk janë të paraqitura projektet tjera të pavarura kulturore nga grupet e tjera ferizajas.
Nga të gjitha kërkesat e ushtruara në departamentin e MKRS-së, e të cilat, disa nga këto janë mbështetur me shuma qesharake, qeverisja lokale nuk ka qëndruar duarkryq. Ajo me të gjitha forcat që disponon është munduar që për artdashësit ferizajas, të krijoj kushte normale, për ti ndjekur nga afër këto festivale, për të cilat festivale, tani qytetarët e Ferizajt janë të mishëruar me aktivitetet e tyre.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img