20,04,2024

Infrakos në gjendje të rëndë financiare, kërkon ndihmën e Qeverisë

Must Read

“Bordi i Drejtorëve dhe Menaxhmenti i INFRAKOS-it në vazhdimësi kanë kërkuar nga Institucionet kompetente shtetërore pagesën e diferencës se qasjes ne rrjet, të shkaktuar nga reduktimi i tarifave nga Ministria e Infrastrukturës. Pagesa e kësaj diference është e përcaktuar me Ligjin mbi Hekurudhat e Kosovës, ku ne vit kap vlerën rreth 1. 8 milion Euro. Mirëpo, edhe përkundër kërkesave te njëpasnjëshme Infrakos nuk ka marrë asnjëherë pagesën e duhur të paraparë me ligj. Ndërsa, po te kryhej obligimi ligjor kompania do te funksiononte pa asnjë problem dhe do te kishte likuiditet financiar. Për hir të informimit të drejte të opinionit publik, duam të theksojmë se kudo në vendet tjera (rajon, Evropë dhe me gjerë) Infrastruktura e Hekurudhave mbështetet dhe subvencionohet nga vet shteti, meqë nuk është fushë profitabile, ndërsa është infrastrukturë strategjike që mundëson zhvillim ekonomik përmes transportit të mallrave si dhe shërbim publik për qytetarët përmes transportit hekurudhor të udhëtarëve”, thuhet në komunikatën e INFRAKOS-it.

Këtë gjendje të vështirë financiare, sipas INFRAKOS-it e ka rënduar edhe me tepër ndërprerja e para pak ditësh e trenave të udhëtareve nga kompania e vetme në transportin e udhëtarëve –Trainkos. Infrakos tashmë nuk i realizon edhe ato pak mjete të cilat janë inkasuar deri me tani nga operatori hekurudhor Trainkos. Me këtë përfundimisht rrezikon të vie deri tek ndërprerja e operimit edhe për të gjitha linjat tjera të udhëtarëve dhe të mallrave, për shkak të pa mundësisë së ofrimit te sigurisë në komunikacion hekurudhor.

“Bordi i Drejtorëve po ashtu shpreh shqetësimin pasi që kjo situatë mund të shkaktoj rrezikimin dhe ngecjen në implementimin e projekteve zhvillimore strategjike të cilat po mbështeten nga BERZH, BEI, Komisioni Evropian dhe Qeveria e Kosovës për rehabilitimin e Linjës së 10-të Hekurudhore dhe linjave të tjera edhe pse Infrakos është duke punuar shumë që të mos ketë pengesa në realizimin e këtyre projekteve.

Me një angazhimin të jashtëzakonshëm dhe profesional në hartimin e projekteve zhvillimore për rehabilitimin dhe modernizimin e linjave hekurudhore, Infrakos para pak ditësh ka përfituar edhe një tjetër donacion/grant nga Korniza e Investimeve për Evropën Perëndimore, ne vlerë prej 1.1 milion euro, për studimin e fizibilitetit për linjën Hekurudhore “Prishtinë – Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës”. Ky projekt është me prioritet dhe i rëndësisë së veçantë për Kosovën sepse me këtë hapet rruga për lidhjen e Aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës dhe hekurudhës me kryeqytetin e vendit”, thuhet në komunikatën e INFRAKOS-it.

Bazuar në këto qe u theksuan me lart, INFRAKOS kërkon nga Institucionet Kompetente shtetërore, nga Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Qeveria e Kosovës, që të ndërmarrin veprime urgjente në mbulimin e obligimeve ligjore te përcaktuara me Ligjin mbi Hekurudhat, respektivisht të bëj pagesën e diferencës së qasjes në rrjet hekurudhor për vitin 2017, në mënyrë që të mundësoj funksionimin e ndërmarrjes, të mos krijohen probleme sociale me punonjësit, si dhe te mos kemi probleme ne implementimin e projekteve zhvillimore strategjike te theksuara me lart, për te cilat stafi i ndërmarrjes është duke punuar që një kohe të gjatë, dhe të cilat projekte kanë marrë një mbështetje të madhe nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare.

“Bordi i drejtorëve dhe menaxhmenti konstatojnë se Infrakos ka shtjerr të gjitha mundësit financiare që varen nga kjo Kompani dhe nuk mund të bëjë asgjë në tejkalimin e situatës ekzistuese pa kryerjen e obligimeve ligjore nga Qeveria, siç parashihet me Ligjin mbi Hekurudhat. Bordi i Drejtorëve informon Institucionet kompetente dhe opinionin publik për gjendjen e rëndë dhe masat që duhen marr për të tejkaluar ketë gjendje e për të cilën Infrakos nuk mban përgjegjësi”, thuhet në komunikatën e INFRAKOS-it.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img