25,04,2024

Ilir Rexhepi, shqiptari që luan rolet kryesore në filmat gjermanë, çfarë ka arritur këtë herë (FOTO)

Must Read

I lindur për të aktruar, profesionistët e fushës e kanë dalluar talentin e tij që në fëmijëri. Falë përkushtimit në punën, pasionit për të qenë pjesë e skenës dhe artit e bëri atë që depërtonte dhe të korrte sukses si aktor edhe në kinematografinë gjermane.

Fjalën  e kemi për Ilir Rexhepin, shqiptarin  me prejardhje nga Kosova, i cili luan në krah të aktorëve më të njohur gjermanë dhe është pjesë e filmave dhe serialeve shumë të njohur në Gjermani.

Ndër të tjera ai ka qenë pjesë e filmit gjerman “Polici, vrasja dhe fëmija” ku  luan një nga rolet kryesore, atë të vrasësit. Ky film trajton një histori të vërtetë dhe ka tërhequr vëmendjen e të gjithë gjermanëve. Tashmë jepet  të hënave në TV ZDF (televizon i njohur gjerman), në kuadër të përzgjedhjes se filmave me të mirë që jepen si prime-time.

Vlen të theksohet se regjinë e ka bërë Johannes Fabrik një regjisor shumë i mirënjohur, dhe ka një çast aktoresh shumë të famshëm gjerman si Barbara Auer. Filmi ka është dhënë premiere në “Film Fest München” në shtator 2017 dhe është shfaqur edhe në disa kinema.

Sukesi për Ilir Rexhepin vazhdon. Së fundmi ai ka qenë pjesë e serialit  ‘Tatort’. i cili  është seriali gjerman që nga viti 1970-të, që sjellë emra të ndryshëm aktorësh për të jetësuar personazhet e këtij seriali.
Regjinë e episodit filmik i cili do të shfaqet para audiencës gjermanofolëse në vitin 2018-të, është duke e bërë regjisorja gjermane Maris Pfeiffer me produksionin filmik Warner Bros.

“Mua më kontaktuan producenten e produksionit “Warner Bros” ne Gjermani, dhe pas castingut dhe takimit me regjisoren e filmit me angazhuan për të luajtur një rol episodit në serialin filmik ‘Tatort’ në pjesën “Tod und Spiele”. Para dy jave kam përfunduar xhirimet aty, xhirimet janë bërë në vende të ndryshme në Gjermani. “, u shpreh ai për “Faxweb”.

Më tej ai ka theksuar se për të qenë ka qenë një rrugë e vështirë të ecte në kinematrografinë gjermane.

“Mendoj se është shumë e vështirë që një i huaj të depërtojë në kinematografinë gjermane, në rend të parë për shkak të gjuhës gjermane si dhe duke e pasur konkurrencën jashtëzakonisht të madhe edhe për vetë aktorët vendorë. Ishte kënaqësi të punoj me regjisoren Maris Preiffer si dhe me koleget, aktorë të mirënjohur gjermane si Jörg Hartmann, Anna Schudt, Samuel Finzi etj…”, tha Ilir Rexhepi.

Ky serial tashmë transmetohet në  në prime-time çdo të diel nga ora 20:15 në televizionin e parë publik gjerman ARD ndërsa reprizohet edhe në shumë televizione të tjera publike gjermane si ZDF, WDR, NDR BR.

Kështu ‘Tatort’ është bërë kult serial me një tematikë kriminale në vende gjermanofolëse. Episodi ku bashkëkombësit e tij mund ta shohin aktorin Ilir Rexhepi, do të shfaqet në vitin 2018-të.

Kush është Ilir Rexhepi (PROFIL)

Ilir Rexhepi, është aktor i brezit të ri të aktorëve kosovarë. Mbaroi studimet për aktor në Akademinë e Arteve të Univerisitetit të Prishtinës në klasën e prof. Enver Petrovci dhe prof. Faruk Begolli të njohur si ndër aktorët më të famshëm në ish Jugosllavi dhe në Ballkan. Angazhimet teatrale i fillon në Teatrin Dodona në Prishtinë i cili në atë kohë ishte Teatri më i shikuar në Kosovë për të filluar më vonë një karrierë të suksesshme në kinematografi dhe televizione Gjermane si RTL, ZDF, BR, SAT1, ARD etj.

Krahas angazhimeve teatrale dhe kinematografike si aktor, ka shkruar edhe skenarë filmi dhe dramë. Në fëmijëri merrej me shkrime letrare, moderatorizëm, aktrim dhe me gazetari që kryesisht shkruante për Kulturën, Filmin dhe Teatrin. Prej moshës 12 vjeçare ka bashkëpunuar me shumë gazeta dhe mediume publike, si: Rilindja, Gep, Pionieri, Zëri, Alernativa, Bujku, Bota e re, Radio Ferizaj, Radio Prishtina, Televizioni i Prishtinës etj. Është autor i përmbledhjes me poezi “Mirëmëngjesi Republikë” e botuar në vitin 1992. Krijimet e tij poetike ishin vlerësuar ndër më të mirat nga krijuesit e rinjë të asaj kohë në Kosovë. Ishte fitues i disa çmimeve për krijimtari letrare. (J.V/Faxweb)

Trajleri i filmit “Polici, vrasja dhe fëmija”

https://www.zdf.de/filme/der-fernsehfilm-der-woche/der-polizist-der-mord-und-das-kind-100.html

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img