18,04,2024

Ilazi: Janë humbur afatet që në fundvit të hiqen vizat

Must Read

Premtimet e Qeverisë së Kosovës se në fund të vitit qytetarët e Kosovës do tu hiqet izolimi po dalin të jenë të pavërteta.

Ish zëvendësministri i Integrimeve Evropiane, Ramadan Ilazi, thotë se tashmë janë humbur të gjitha afatet e mundshme për të përmbushur kriteret në mënyrë që në fund të vitit të ndodhë liberalizimi i vizave.

Ilazi, vlerëson se tetori ka qenë koha kur më se voni Kuvendi do të duhej të ratifikonte  marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Megjithatë, ai thotë për TribunaChannel se politika është art i pamundurës dhe mund të ndodhë ndonjë zhvillim i paparashikuar, i cili do t’i mundësonte qytetarëve lëvizjen e lirë në zonën Shengen.

BE, sipas tij,  është e qartë se nuk ka vullnet të liberalizojë vizat me Kosovën pa i përmbushur dy kushtet, por sidomos kriterin për demarkacionin.

Ilazi, ka refuzuar të komentojë, nëse koalicioni qeveritar duhet të vazhdoj më punën nëse nuk është në gjendje të shtyje agjendat shtetërore përpara. Duke shtuar se për këtë çështje do të duhet të deklarohen partnerët e koalicionit.

Krejt në fund ai ka njoftuar se nga nëntori do të jetë këshilltar i jashtëm i kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img