29,03,2024

Ibuprofeni ndikon shumë pozitivisht te duhanpirësit, ja pse

Must Read

Ne e dime se qetësuesi i dhimbjeve, një bar josteroidal, lehtëson inflamacionin në trup.

Hulumtuesit në Ohio State University kanë gjetur prova të qarta se – marrja në doza të vogla në intervale të rregullta – mund të largojë inflamacion që çon drejt tumoreve në mushkëri.

Ky është një nga studimet e para që kanë shqyrtuar lloje të veçanta të barërave anti inflamatore dhe si ato ndikojnë në rrezikun e kancerit te duhanpirësit, shkruan Daily Mail.

Për të testuar efektin, një ekip i udhëhequr nga Dr. Marisa Bittoni ka konsultuar të dhënat e 10.735 pjesëmarrësve në studimin e tretë egzaminues kombëtar për shëndet dhe ushqim.

Të dhënat bazë për pirjen e duhanit, përdorimi i  barërave jo steroidale dhe anti inflamatore (NSAID) dhe variablave të tjera të jetesës janë mbledhur për pjesëmarrësit në mes të viteve 1988 dhe 1994.

Studimi përcaktoi edhe statusin e vdekshmërisë së çdo personi duke përdorur indeksin kombëtar të vdekjeve që nga viti 2006.

Gjatë 18 viteve të përcjelljes, 269 persona kanë vdekur nga kanceri në mushkëri, nga të cilët 252 (93.6 për qind) janë raportuar me histori të prijes së duhanit.

Meqë përveç 17 prej tyre, nga grupi prej 269, pati shfaqje të të kancerit fatal të mushkërive, që kanë ndodhur në mesin e duhanpirësve të tanishëm apo të mëparshëm, vlerësimet e efekteve NSAID janë konstatuar nga një nëngrup i individëve prej 5,882 sosh që raportuan një histori të kaluar apo aktuale te pirjes së duhanit.

Dr Bittoni gjeti se të dhënat e mundshme nga studimi treguan se në mesin e të rriturve me një histori të pirjes së duhanit, të kaluar apo aktuale, marrja Ibuprofen u shoqërua me një ulje të konsiderueshme (48 për qind) të rrezikut të vdekjes nga kanceri i mushkërive.

Efektet e Aspirinës dhe Acetaminophen nuk ishin statistikisht të rëndësishme.

“Këto rezultate tregojnë se përdorimi i rregullt i NSAID të caktuara mund të jetë i dobishëm për nëngrupet me rrezik të lartë të duhanpirësve si një strategji për parandalimin e kancerit të mushkërive”, tha Bittoni.

Të dhënat janë paraqitur në Konferencën e 17-të botërore të kanceri mushkërive (WCLC) në Vjenë, Austri.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img