19,04,2024

Ibrahimi i quan politike ankesat e operatorëve ekonomik

Must Read

Ferizaj.16.11.2017. Ka më shumë se një muaj që dokumentet e nevojshme për tenderë që kanë të bëjnë me projektet kapitale të cilat janë paraparë të realizohen në Ferizaj, kanë mbetur nëpër zyrat e institucioneve, për shkak të ankesave të shumta nga operatorët ekonomik.

Shefi i Zyrës së Prokurimit në Ferizaj, Feim Ibrahimi, thotë se për 10 tenderë sa kanë shpallur kohëve të fundit, kanë pranuar 6 ankesa nga operatorët, të cilat sipas tij, janë kryekëput politike.

“Në muajt e fundit që ishim edhe në fushatën zgjedhore, kemi diku rreth 10 tenderë që jemi në procedurë të vlerësimit dhe është një ndryshim, nëse krahasojmë vitin 2016 dhe krahasojmë këtë vit në muajt e fundit kemi pasur diku rreth 5-6 ankesa, tash është një dukuri, dje kemi marrë dy lëndë në OSHP, njërën e kam marrë për asfaltim të rrugës në Prelez të Jerlive dhe Prelez të Muhaxherëve nëpër Sazli që është kthyer lënda në rivlerësim, tjetra kemi shtrati i lumit në rrugën “Imri Halili”, gjithashtu dhe kjo është kthyer në rivlerësim, pastaj kemi ankesën ne i themi ER6, kyçja në autostradë, aty kemi ankesën që ka bërë “Eskavatori”, po ashtu një ankesë asfaltimi i rrugës në Kishnapole është “Dino”, edhe ajo ka bërë ankesë, unë po e mendoj që po i vie era politikë dhe ankesat janë politike”,tha Ibrahimi.

Ibrahimi thotë se Komisioni për shqyrtimin e ankesave të operatorëve ka vlerësuar se të gjitha ankesat janë të pa baza.

“Të gjithëve ne u kemi kthyer përgjigje ankuesve, sepse është afati ligjor brenda tri ditëve ne e shqyrtojmë ankesën dhe u kthejmë përgjigje, ne zakonisht përgjigjet i kthejmë si ankesa të pabazuara, për shkak se komisioni ka vlerësuar dhe neve na e merr mendja që komisioni e ka vlerësuar drejt dhe unë e shqyrtoj ankesën, zakonisht ankesa refuzohet e pa bazë pastaj ankuesi ka të drejtë brenda 10 ditëve të shkon në OSHP, p.sh “Dino”, e Kishnapolës, ajo ka mbërri në OSHP, ndërsa të “Eskavatorit” unë dje e kam shqyrtu anesën e “Eskavatorit” dhe tani ai ka afat 10 ditë të dërgoj ankesën në OSHP”,tha Ibrahimi.

Derisa në Zyrën e Prokurimit në Ferizaj, thonë se ofertuesit kanë ankesa të pa baza, disa prej operatorëve ekonomik të kontaktuar nga Tv Tema, thanë se ankesat i kanë parashtruar pasi kjo zyrë ka shpallur fitues kompani të cilat nuk e kanë pasur dokumentacionin e nevojshëm, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img