28,03,2024

Si t’i përgjigjeni pyetjes “Më flisni për veten” në një intervistë pune

Must Read

 

“U frikësova herën e parë kur një punëdhënës i mundshëm më pyeti: “Pra, më tregoni për veten”. Unë përshkrova shkurtimisht historinë time dhe rendita përvojat në gazetari – në njëjës – shkrime në gazetën e shkollës.

Me dëshirën për t’u shfaqur sa më i kualifikuar, theksova disa aktivitete jashtëshkollore që tregonin aftësitë dhe etikën në punë. Në fakt, përmbajtja në CV time vështirë se arrinte gjysmën e faqes, kjo duke përfshirë shkollimin dhe informacionin e kontaktit në fillim.

Por intervistuesi më tha: “Më trego veten tënde më të mirë”. Por çfarë do të thotë kjo? Jam përpjekur të mendoj disa përgjigje, pasi jam përballur me disa intervista pune.

Për t’ju ndihmuar, CNBC Make IT kërkoi këshillën e ekspertëve Joan Kuhl dhe Sandy Gould se çfarë duhet të thoni për veten në intervistën tuaj të ardhshme.

1.Kini parasysh punën

“Rendisni aftësitë që kërkohen në punë dhe përshtatni aftësitë tuaja në këtë listë – thotë Kuhl, themeluese dhe CEO e Why Millennials Matter. Çfarë do që të jenë, aftësi profesionale të mësuara ose ato që keni zhvilluar gjatë aktiviteteve jashtëshkollore, punë vullnetare, në shkollë, gjithçka ka rëndësi”

2.Përgatituni paraprakisht

“Bëni kërkime rreth kompanisë dhe personit që do t’ju intervistojë”, – thotë Gould, drejtuese talentesh tek Oath. “Ju mund të kërkoni lehtësisht intervistuesin tuaj në LinkedIn dhe të zbuloni diçka më shumë rreth personit me të cilin do të flisni” – dhe më pas fokusohuni te pikat e forta rreth të cilave ai mund të ketë interes.

3.Kini besim në përvojën tuaj

“Jini të përgatitur që ta paraqisni përvojën tuaj të punës shkurtimisht. Nuk keni pse mendoni që përvoja juaj nuk është “aq e vlefshme”, – thotë Kuhl. “Çdo përvojë mund t’ju mësojë leksione të vlefshme dhe aftësi të reja. Gjithçka ka të bëjë se si ju e shisni veten.

 

Interviste pune 2

 

4.Shprehni interesin tuaj

Shfaqni dëshirë dhe entuziazëm rreth mundësive si dhe gatishmëri, për të provuar gjëra të reja, për të rritur aftësitë në menaxhimin e punës” – thotë Gould.

5.Shfaqni aftësitë tuaja të të menduarit kritik

“Jini të përgatitur që të ndani një histori që të tregojë se ju keni një gjykim të mirë kur ju përballeni me sfida në biznes dhe situata të vështira në punë”, thotë Kuhl. Praktikojeni këtë skenar me një mik apo një pjesëtar të familjes për t’u siguruar që ky skenar përcillet në mënyrë pozitive.

6.Jini të sinqertë

“Ndershmëria dhe sinqeriteti mund të thonë shumë rreth cilësive dhe vlerave të kandidatit. Jini vetvetja, pasi pjesa tjetër është çfarë është shkruar në CV”, – thotë Gould. “Nuk ka shumë për të diskutuar rreth përvojës suaj kur ju jeni në fillim të karrierës, kështu që flisni rreth një pasioni mund t’i japë intervistuesit një ide se kush jeni ju”.

Danni Zhou
Burimi: CNBS

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img