25,04,2024

Hoxha: Belgjika, partner i fuqishëm në drejtësi

Must Read

Hoxha vlerësoi bashkëpunimin e ndërsjellë dhe theksoi se mbështetjen e Belgjikës për drejtësinë e Republikës së Kosovës si shumë të vlershme dhe të mirëseardhur.

Ajo tha se bashkëpunimi bilateral në drejtësi, në veçanti për lëndët penale, civile dhe çështjen e ekstradimit, të zhvilluar deri më tash është bërë mbi bazën e besimit reciprok, kjo çështje mund të avancohet me marrëveshje bilaterale.

“Bashkëpunimi në drejtësi do të thellohet duke krijuar marrëveshje bilaterale. Marrëveshjet e reja janë të domosdoshme, si për ndihmë juridike që do t’i definonin, harmonizonin dhe lehtësonin  procedurat dhe do te siguronim një bazë të qëndrueshme ligjore për bashkëpunim juridik”, theksoi ministrja Dhurata Hoxha.

Shefi i Zyrës diplomatike të Mbretërisë së Belgjikës, Jean Louis Servais, shprehu gatishmërinë e  bashkëpunimit në mes dy vendeve dhe theksoi se Mbretëria e Belgjikës do të vazhdojë të përkrahë Republikën e Kosovës në avancimin e mëtejmë të proceseve demokratike, në veçanti drejtësisë duke ngritur marrëdhëniet me marrëveshje bilaterale.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img