19,04,2024

Hoti u premton bizneseve lirim nga ngarkesat fiskale për lëndë të parë

Must Read

Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR- Alternativa, Avdullah Hoti, tha sot në Ferizaj se qysh në ditët e para të qeverisjes nga ai do të fillojë së implementuari pakoja e dytë fiskale.

Hoti gjatë vizitës që i bëri fabrikës Eurometal në Babush të Muhaxherëve tha se është kënaqësi që i sheh rezultatet e reformave që janë bërë sa ishte ministër i Financave në Qeverinë që udhëhiqej nga Isa Mustafa.

“Unë jam sot këtu për të shpalosur pikat e reja të programit të fushës së ekonomisë. Ne kemi filluar me reformën e parë fiskale nga shtatori i vitit të 2015 e cila ka gjeneruar 2 miliardë euro qarkullim në ekonominë e Kosovës, ka prodhuar 400 milionë taksa të reja për shtetin dhe i kemi ndihmuar drejtpërdrejt bizneset me rreth 50 milionë euro. Ajo reformë ka gjeneruar mbi 40 mijë vende të reja të punës vetëm ne sektorin formal. Nuk është kryer e gjithë puna është vetëm fillimi ju garantoj që është vetëm fillimi, me qeverisjen e ardhshme ne do të implementojmë qysh në ditët e para pakon e dytë fiskale, e cila është zhvilluar në detaje me të gjitha elementet e saj. Mua më vjen keq sepse është dashur të jetë sot në fuqi por për shkak të zhvillimeve”, tha Hoti.

Sipas tij qysh në ditët e para të qeverisjes do të fillojnë me zbatimin e reformave të tjera fiskale duke përfshirë në rend të parë lirimet për të gjitha lëndët e para.

“Në ditët e para të qeverisjes së ardhshme ne do të fillojmë me zbatimin e reformave të tjera fiskale përfshirë në rend të parë lirimet për të gjitha lëndët e para që përdorin bizneset pa përjashtim, duke i listuar bizneset vendore që i kemi, do t’i funksionaliziojmë. E dyta është që do t’i funksionalizojmë zonat ekonomike në të gjitha qendrat e Kosovës, i kemi finalizuar pothuajse marrëveshjen me BERZH-in bashkë me Ministrinë e Tregtisë, projekti është i gatshëm për funksionalizimin e këtyre zonave. Do t’ i kombinojmë pushimet tatimore me këto zona dhe besoj që me gjithë këto masa biznesi në mandatin e ardhshëm do të ketë një rritje dyfish më të lartë se që e kemi pasur deri më tani”, tha Hoti.

Ai tha se 40 mijë vende të reja të punës kanë pasur në sektorin formal, por që sipas tij është e sigurt se në gjysmën e parë të mandatit mund të shkojnë edhe 40 mijë vende të reja të punës.

Pronari i “Eurometal”, Njazi Musliu, tha se reformat që janë bërë gjatë kohës kur Avdullah Hoti ishte ministër i Financave janë shumë të mira dhe se kanë bërë lehtësimin e zhvillimit të bizneseve.

i kësaj fabrike madje nuk ka hezituar ta quajë Hotin edhe kryeministër të Kosovës.

“Reformat që i ka marrë ish -ministri i Financave edhe tani kryeministri i Kosovës janë shumë pozitive, do të thotë kanë bërë një hap pozitiv në lehtësimin e zhvillimit të bizneseve. Nuk është vizita e parë e kryeministrit që vjen në këtë repart tek ne por prej qeverisjes së ish kryeministrit Isa Mustafa deri tani kemi pas vizita të ndryshme dhe përkrahje shumë pozitive nga Qeveria. Kjo përkrahje nuk ka qenë më herët mirëpo me qeverisjen e kryeministrit Isa Mustafa dhe me mundësitë e financimit super të mirë nga ministri i Financave ka qenë një lehtësim shumë i mirë i zhvillimit të bizneseve, do të thotë neve na ka liruar nga taksat, kemi pas një kontakt shumë të mirë me fiskalizimet edhe të gjitha këto. Mirëpo, për fat të keq që kjo punë mbet në gjysmë të rrugës dhe nuk është miratuar pakoja e dy fiskale”, tha Musliu.

Në këtë vizitë së bashku me kandidatin për kryeministër Avdullah Hoti, ishte edhe kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Sfarqa.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img