19,04,2024

Homazhe e nderime në Reçak, në përvjetorin masakrës që tmerroi botën

Must Read


Mijëra qytetarë nga të gjitha vendet e Kosovës janë mbledhur në Reçak për nderuar 45 viktimat e masakruara nga regjimi i Millosheviqit 24 vjet më parë. Homazhe te Kompleksi Memorial kanë bërë është liderët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti.

Po ashtu nderim të viktimave, homazhe kanë bërë edhe përfaqësues nga partitë politike, shoqëria civile dhe ish luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Më 15 janar të vitit 1999, në Reçak forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë. Numri më i madh i viktimave u gjet në Kodrën e Bebushit, ndërsa të vrarë kishte edhe në pjesë të tjera të fshatit.

Masakra në Reçak u organizua dhe u krye nga forcat policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe, ndërsa Serbia edhe sot e kësaj dite refuzon ta pranojë këtë krim makabër.

Pas kryerjes së masakrës, William Walker, ambasadori i OSBE-së në Kosovë, vizitoi vendin e ngjarjes dhe u tmerrua nga ajo që pa në Kodrën e Bebushit, kufoma të masakruara. Ai deklaroi se “nga ajo që pashë nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit. Kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time”.

E pas kësaj masakre erdhi Konferenca e paqes në Rambouillet të Francës, e më pas edhe fushata ajrore e NATO-s kundër Serbisë. Kjo e fundit u dorëzua në pjesën e parë të qershorit 1999, ndërsa Kosova shpalli pavarësinë me 17 Shkurt 2008.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img