29,03,2024

Hendbollistet e Kastriotit nesër  zhvillojnë ndeshjen derbi  kundër KHF Prishtina

Must Read

Hendbollistet e “Kastriotit” nesër do të jenë nikoqire  të hendbollisteve  nga Prishtina.

Edhe ekipi i femrave për këtë stinorë  ka filluar përgatitjet  qysh herët dhe pret të startoi  mirë.  Me  ardhjen  në kryet të  kryetarit Faton Haxhisalihu janë bërë  ndryshime edhe në organizimin e klubit.

Si duket udhëheqësit e ri të klubeve të hendbollit   kanë orientuar  timonin kah  talentët vendor dhe  po punojnë që të krijojnë ekipe me lojtarë të cilët  do të kenë mundësi të tregohen në këto klube  .

“Ferizaj ka traditë shumëvjeçare  në hendboll   dhe gjithmonë ka pasur talent të rinj. Angazhimi i  kuadrove nga jashtë i ka kushtuar Ferizajt pasi ka lënë nën hije kuadrot vendor. Ndoshta kuadrot e reja mund të mos kenë emër sikur ato të cilat i kanë kushtuar hendbollit ferizajas  por  me punën që po bëjnë  dhe vullnetin e tyre  janë garancë se  hendbollit ferizajas do ti kthehet  epiteti të cilin e ka bartur vite me radhë” ka thënë Faton Haxhisaliu, kryetar i KHF “Kastrioti”

Ndeshja do të zhvillohet ora  17:00  në Palestrën e Sporteve Bill Clinton në Ferizaj

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img