19,04,2024

Hendboll:  Nesër nis edicioni i ri i Kampionatit të Kosovës,Kastrioti e pret me komoditet

Must Read

Pas tre muaj pushimi nesër në program janë ndeshjet e javës së parë të edicionit të ri të Superligës së meshkujve dhe Ligën e kadetëve për edicionin 2016/17.

Hendbollistët e Kastriotit fillimin e sezonit të ri e presin  të përgatitur dhe me ambicie për kreun e tabelës.

“Gjatë kohës së pushimit kemi punuar që fillimin e sezonës ta presim sa më të përgatitur. Në kuadër të këtyre përgatitjeve kemi punuar  edhe në drejtim të krijimit të kuadrit vendor i cili është i vetmi  që mund të garantoi një sukses më afatgjatë  të hendbollit ferizajas” ka thënë  Gëzim Kokollari, kryetar i KH Kastrioti

Federata e Hendbollit e Kosovës në bashkëpunim me Shoqatën e gjyqtarëve dhe atë të trajnerëve i ka bërë të gjitha përgatitjet për një fillim, dhe shpresojmë që edhe skuadrat të jenë të gatshme për edicionin e ri.

Edhe në këtë edicion pritet që kampioni aktual BESA Famiglia të ketë fjalën kryesore, por edhe skuadrat e Kastriotit, Trepçës dhe Dritës ka përforcuar radhët e tyre, duke mos e harruar Prishtinën do te jenë skuadrat që pretendojnë kreun e tabelës. Skuadrat tjera Kosova, Zhegra, Vëllaznimi, Drenica dhe Llapi do te luftojnë për te i ikur fundit te tabelës duke pasur parasysh ripërtëritjet e skuadrave.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img