25,04,2024

Hekurudha do të shërbej për zhvillimin e mëtejmë ekonomik të Ferizajt, priten investime të shumta nga INFRAKOS

Must Read

Ferizaj.06.02.2018. Gjatë ditës së martë, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtoret e tij, ka pritur në një takim zyrtar Kryeshefin Ekzekutiv të Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës Sh.A ‘‘INFRAKOS’’, Agron Thaçi si dhe deputetin e Parlamentit të Republikës së Kosovës, Elmi Reçica.

Në këtë takim janë diskutuar çështje më rëndësi të cilat kanë të bëjnë me përdorimin e hekurudhës si aset për zhvillimin ekonomik të Ferizajt. Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, tha se në këtë takim pashmangshme u diskutua gjerësisht për hekurudhën që kalon nëpër Ferizaj, e cila njëherazi identifikon veçantinë e qytetit tonë.

“Unë dua të falënderoj zotëri Thaçin për vizitën dhe e rëndësinë që ka hekurudha për Ferizajn, sepse origjina e Ferizajt, është hekurudha dhe zhvillimi ekonomik është hekurudha dhe e gjithë biseda që ne kemi pasur ka qenë që t’i kushtohet edhe më shumë rëndësi Ferizajt dhe që komuna jonë të përfitojë edhe më shumë nga hekurudhat, por hekurudha ndonjëherë ka qenë edhe pasiguri për qytetarët dhe ne tashmë e dimë faktin që ka pasur shumë jetë të humbura, ka pasur shumë aksidente me fatalitet përgjatë segmentit hekurudhor që kalon në pjesën qendrore të Ferizajt dhe sigurisht që në diskutuam edhe për këtë çështjet, pavarësisht faktit që tashmë kemi një projekt me BERZH-in, dhe pjesa e Ferizajt nuk është trajtuar dhe pikërisht e biseduam me kryeshefin që të trajtohet pjesa e segmentit që lidhet me Ferizajn”, ka theksuar kryetari Aliu.

 

Në këtë takim, kryetari Aliu u shpreh se është biseduar edhe për bashkërenditjen e vendimeve për projektet strategjike që kanë të bëjnë me hekurudhën. “Në radhë të parë për projektet që tashmë janë pjesë e Ligjit të Buxhetit të Republikës së Kosovës dhe siç janë të njoftuar qytetarët e Komunës së Ferizajt, ne tashmë kemi tri projektet e fazës së parë të quajtur simbolikisht “Bashkimi i qytetit” dhe ne pikërisht biseduam që së bashku me hekurudhat e Kosovës të formojmë një grup të përbashkët të ekspertëve që janë në kuadër të drejtorive të Komunës së Ferizajt, por edhe të Këshillit konsultativ të ekspertëve të urbanizmit dhe sigurisht që edhe nga Hekurudhat e Kosovës, do të formohet një ekip dhe do të bëhet ekipi i përbashkët për të studiuar çdo detaj të projektit zbatues të bashkimit të qytetit, pra do të jetë një bashkëpunim i ngjeshur gjatë këtyre muajve me qëllim që të realizohet ky projekt”, ka potencuar kryetari Aliu.
Në këtë takim është diskutuar edhe për trajtimin e çështjes së hekurudhës në aspektin nacional. “Kjo është pronë dhe pasuri nacionale dhe do të shqyrtohet mundësia, siç kemi biseduar edhe me kryeministrin Haradinaj, ku kemi edhe mbështetjen e tij që të zhvendosim trasenë e hekurudhës që ka të bëjë më transportimin e mallrave”, ka përfunduar kryetari Aliu.

E nga ana tjetër Kryeshefi Ekzekutiv i Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës Sh.A ‘‘INFRAKOS’’, Agron Thaçi, u zotua se të gjitha kërkesat e kryetarit Aliu, do të shqyrtohen një nga një në mënyrë që të realizohen sa më parë. “Unë ju siguroj që në emër të Hekurudhave të Kosovës, që hekurudha nuk do të jetë problem dhe pengesë për Ferizajn, por pikërisht hekurudha do të jetë mundësia dhe mbështetja e zhvillimit ekonomik dhe lehtësimit të lëvizjes dhe jetës së qytetarëve”, ka thënë Thaçi. Ai tutje është shprehur se në këtë takim janë dakorduar edhe për projektet prioritetet që janë për Komunën e Ferizajt. “Ne patjetër që do t’i mbështesim që nga sot dhe nesër ekipet tona do të ndërmarrin veprimet e duhura, ndërsa kryetarin dhe gjithë qytetarët ferizajas i sigurova se sa i përket hekurudhave do ta keni mbështetjen e plotë dhe ekipi tonat do të jenë që nesër këtu dhe do të mundohemi që në interes të vet komunës dhe qytetarët ta mbështesim çdo iniciativë të cilën e ka komuna”, është shprehur Thaçi.

Komuna e Ferizajt, do të jetë përfituese e shumë projekteve që kanë të bëjnë pikërisht me hekurudhat e Kosovës, për këtë kryetari Aliu mori konfirmimin e krye shefit të “INFRAKOS”, Agron Thaçi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img