19,04,2024

Harroni ku i leni gjërat? Ja si shpjegohet kjo!

Must Read

Keni harruar ku i keni lënë çelësat? Mos u shqetësoni! Të gjithëve na ndodh: shohim diçka dhe pas disa momenteve harrojmë plotësisht se çfarë ka qenë ajo ose ku e kemi parë apo lënë.

Nuk është se ju e keni humbur memorien, por ju vuani nga fenomeni i ashtuquajtur “amnezia atributive”. Studimet më të reja përshkruajnë këtë fenomen e përshkruajnë si vështirësi për të mbajtur mend diçka që me siguri nuk do t’ju hyjë në punë.

Pasi kanë analizuar mbi 100 studentë, hulumtuesit kanë vërejtur se kur atyre u është kërkuar të mbajnë mend diçka, ata e kanë mbajtur mend më mirë se sa kur u nuk u është kërkuar ta mbajnë mend. Me fjalë tjera, kjo është dëshmi se kujtesa është shumë më selektive se sa kemi menduar.

“Duket sikur kujtesa është si një lloj video-kamere”, shpjegon Brad Wyble, profesor i psikologjisë në Universitetin Penn State, transmeton Mjeku.Net. “Pra, nëse nuk e shtypni sustën, nuk do të mbani mend atë që e keni fokusuar me sy”.

“Por nëse aktivizoni xhirimin, që ndodh në rastin kur ju dëshironi të mbani mend diçka që mund t’u duhet më vonë – atëherë informacioni do të mbetet i regjistruar”, ka shtuar ai.

Edhe pse mund të shihet si një mangësi, në fakt studiuesit thonë se kjo është gjë e mirë, pasi truri nuk iu kushton vëmendje informacioneve të parëndësishme.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img