18,04,2024

Harmonia e zërave të mrekullueshëm në Mbrëmjen Korale në Ferizaj

Must Read

 

Ferizaj.24.12.2017. Mbrëmë, e shtunë më 23.12.2017, në ambientin e kishës katolike Engjulli i Rojës Ferizaj ,u mbajtëMbrëmje Korale ku u prezentua kori ACAPPELLA të dirigjuara nga Prof.Dr.Arifhikmet Xhemaili i njohur si emër për kultivimin e traditës artistike në qytetin e Tetoves themelues dhe Dekan pranë Fakultetit të Muzikës në USHT, si ish Ministër i Kulturës në Republikën e Maqedonisë , dirigjent i suksesshëm fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare dhe nga vendi si dhe kori i vajzave të shkollës së Muzikës” Çesk Zadeja”të dirigjuara nga Prof. Mr. Lindita Isufi e cila ishte organizatore dhe nikoqire e kësaj mbrëmje të nivelit të lartë artsitik një emër që po lë gjurmë të pashlyera në muzikën Artistike në Ferizaj e më gjërë. Këndimi koral tash më në Ferizaj ka traditë të gjatë dhe mbrëmë shumë artëdashës në mesin e tyre ku ishte edhe Prof.Akademik Rauf Dhomi.

Drejtoresha e sapozgjedhur e DKRS në Ferizaj Xhemile Murati-Shabani, Sabri Pajaziti zyrtarë i Kulturës e musafirë tjerë të pranishëm në këtë Event kulturor patën rastin të shijojnë harmoninë e zërave të mrekullueshëm të këtyre formacioneve vokale dhe veprat e bukura kryesisht të autorëve tanë shqiptarë si Çesk Zadeja,Rauf Dhomi,Tomas Simaku,Pjeter Gaci,Kristo Kono,Ramadan Ramadani,Vinçenc Gjini etj. Në fjalën përshëndetëse në Eventin e parë si drejtoreshë znj. Xhemile Murati-Shabani uroj këtë bashkpunim dhe falenderoj dirigjenten Lindita Isufi e cila siç tha është meritore për kontributin dhe përkushtimin shumë vjeçar në jetën kulturore të qytetit të Ferizajt, si dhe falenderoj dirigjentin Arifhikmet Xhemaili për këtë bashkpunim dhe uroj mirseardhje edhe në bashkpunime tjera.

Në këtë Koncert u prezentuan edhe dy violinçeliste Arbresha Ademi nga Ferizaj si dhe Gresa Mehmeti nga Tetova pjesë nga Bach Suite nr.1 dhe David Johnstone Argencello Tango.
Ishin për tu vlersuar dhe falënderuar dirigjentet dhe koret të cilët tek publiku përquan emocione të rralla ku në mes duartrokitjeve të gjata dhe të sinqerta u ndanë edhe mirnjohje në shenjë falenderimi për kontributin dhe ngritjen e vlerave të këndimit koral si dhe prezentimin në këtë mbrëmje Korale .
Urojmë shumë suksese për dirigjentet dhe koret e tyre edhe në vitin 2018 të cilët janë bartës të jetës kulturore dhe përfaqsues të vlerave kulturore në vend dhe jashtë saj.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img