29,03,2024

Haradinaj viziton AAK-në dega në Ferizaj, fillojnë zgjedhjet e brendshme

Must Read

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar sot një vizitë pune në Degën e Ferizajt. Me këtë rast, kryetari Haradinaj tha se është një mundësi e mirë që t’i shpreh respektin dhe përgëzimin për angazhimin në punë kryetarit të Degës z.Xhavit Zariqi, i cili siç tha z.Haradinaj, është një kryetar veprues dhe i denjë për të menaxhuar në mënyrën më të mire me Degën e AAK-së nga Ferizaj.

Në takimin e mbajtur me strukturat e degës, z.Haradinaj shpalosi ndryshim-plotësimet e statutit të AAK-së dhe konsideroi lartë vullnetin e strukturave për të implementuar zgjedhjet e brendshme të Degës e më pas të delegojnë votën e tyre në konsolidimin dhe zgjedhjen e Këshillit Drejtues të AAK.

Kryetari i Degës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, tha se ishte kënaqësi që sot kryeministri Haradinaj ishte në Komunën e Ferizajt me të cilin tha se i biseduan hapur disa tema të rëndësishme për degën, qytetarët dhe komunën.

AAK-Dega në Ferizaj, që sot fillon procesin e brendshëm zgjedhor. Kryetari i Degës z.Zariqi dhe strukturat mbetën të përkushtuar që të implementojn një proces të rregulltë dhe demokratik. Përgjatë garës do të mbizotrojë pluralizmi dhe secili do të sfidon ambiciet për të qenë pjesë e organeve udhëheqëse të Degës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img