19,04,2024

Haradinaj në Ferizaj: Motivimi dhe mobilizimi për fitoren, na shton entuziazmin

Must Read

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, e ka vizituar sot Ferizajn.

Haradinaj përmes Facebook-ut, ka thënë që ka bashkëbiseduar me strukturat dhe simpatizantët mbi problematikat aktuale si dhe programin e AAK-së.

“Vizitën e parë për ditën e sotme e nisëm në qytetin me hekurudhë, Ferizaj. Motivimi dhe mobilizimi për fitoren, na shton entuziazmin dhe na jep forcë që të punojmë më shumë për të ndërtuar të ardhmen tonë të përbashkët”, tha tutje Haradinaj.

“Përgjatë takimit kandidatët nga Lista e Aleancës prezantuan motivin dhe energjinë e tyre garuese në këto zgjedhje. Gjithashtu mbeten të përkushtuar të përkrahin qytetin e Ferizajt në çdo situate. Qytetarët e Komunës së Ferizajt janë të bindur se Kosovës i nevojitet një President i Republikës së Kosovës që përfaqëson unitetin e spektrit politik, një njëri që ka guxim, vizion dhe qëndrueshmëri, e këto vlera më së miri i përfaqëson lideri z.Ramush Haradinaj” thuhet në njoftimi e AAK-së dega Ferizaj

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img