25,04,2024

Hapet një pjesë e qendrës më moderne sportive në Kosovë

Must Read

Në mes të Ferizajt dhe Kaçanikut është hapur qendra më moderne sportive në Kosovë.
Është një pikë lidhëse ndërkomunale Ferizaj-Kaçanik ku Investitori Bazeli Sport kujdes të veçantë i ka kushtuar plotësimit të standardeve sportive, si dhe elementeve tjera përcjellëse të nivelit evropian.
Kjo qendër është e ndërtuar në fshatin Elezaj, në kufi me Fshatin Rakaj, nëpër të cilën fshat është edhe qasja me e përshtatshme.
Fusha e futbollit do ju ofroj kënaqësinë të gjitha klubeve vendore dhe atyre ndërkombëtare pasi kanë mundësi të akomodimit të tyre në apartamentet e ndërtuara për këtë qëllim.
Bëhet e ditur se kjo është vetëm një pjesë e këtij projekti e i cili do të vazhdoj të kompletohet dhe do të jetë një ndër qendrat më moderne sportive në Kosovë.
Dizajnimin e projekti e bëri kompania projektuese Aksi shpk me projektues Fatos dhe Fisnik Elezi
Këtë projekt me përpikëri e ekzekutoi investitori Bazeli Sport shpk
Tani klubi Bazeli Sport që bënë gara në super lig në kategorinë e femrave, shkolla e futbollit si dhe klubi i djemve kanë kushte ideale për stërvitje dhe zhvillimin e garave.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img