20,04,2024

Hapet konkursi për festivalin ‘’Kosovarja këndon’’

Must Read

Ferizaj.30.10.2017. Drejtoria e Kulturës në Ferizaj ka filluar përgatitjet për festivalin tradicional të këngës popullore ‘’Kosovarja këndon’’, i cili do të mbahet më 28 nëntor. Kjo drejtori tashmë ka shpallur konkursin për pranimin e interpreteve të këngëve popullore.
Udhëheqësi për kulturë në Ferizaj Sabri Pajaziti, tregoi rreth përgatitjeve që janë dukë i bërë për edicionin e 45-të të këtij festivali.

“Në kuadër të kalendarit të aktiviteteve kulturore pa dyshim zë vend edhe festivali ‘’Kosovarja këndon’’, që i kushtojmë rëndësi të veçantë bashkë me ansamblin e këngëve dhe valleve ‘’Kastriotët’’ që janë promotor të këtij festivali. Paraprakisht ne kemi bërë publikimin e konkursit për kandidatet që do të konkurrojnë dhe me 4 nëntor do të përfundoj konkursi dhe njëkohësisht do të bëhet audicioni me orkestrën ‘’Kastriotët’’, pas kësaj periudhe fillojnë provat intensive dy javore deri në mbajtjen e festivalit. Ne i kemi bërë disa lehtësira edhe për aplikimet, çdo aplikim bëhet përmes e-mailit, me disa shënime të domosdoshme dhe tani kanë aplikuar disa, por zakonisht aplikimet ndodhin në ditët e fundit”,tha Pajaziti.

Duke folur për rëndësinë e këtij festivali, Pajaziti thotë se festivali “Kosovarja këndon”, duhet të riprofilizohet.

“Ky festival ka pasur një mision të rëndësishëm e kombëtar, ka qenë emancipimi i femrës ose inkuadrimi i saj në rrjedhat kulturore, ne e shohim se ky festival i ka përmbushur të gjitha ato premisat që ka pasur, ndërsa ajo që tani e ruan është muzika tradicionale shqiptare apo muzika popullore që me fanatizëm është ruajtur këtë vi thuajse 50 vjeçare, ne insistojmë gjatë tërë kohës që ky festival të mos shuhet, por të ketë rëndësinë e vetë për shkak se ka një përfshirje nacionale, ne kemi përkrahje solide nga Ministria e Kulturës dhe përkrahje permanente nga Drejtoria e Kulturës për shkak se ky festival është institucional bashkë me Festivalin e Teatrove të cilët gati se kanë bërë gjysmë shekulli jetë, që kanë kaluar periudha të ndryshme dhe ky festival duhet të riprofilizohet, por jo nga një individi, por nga një komision i veçantë, sepse nuk e kemi atë të drejtë që të luhet me një traditë kaq të gjatë”,tha Pajaziti.

Që kur është themeluar festivali “Kosovarja këndon” ka krijuar historinë e vetë dhe pavarësisht luhatjeve që ka pasur, ky festival ka zhvilluar një mision jashtëzakonisht të çmuar, duke i dhënë hapësirë femrës shqiptare për të shfaqur publikisht mundësitë, talentin dhe kreativitetin e vetë artistik./TV Tema

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img