20,04,2024

Hapet KEDS, nga tani informatat për konsumatorët edhe nëpër distrikte

Must Read

Ferizaj.24.10.2016. Në një takim të medieve lokale të Ferizajt   me zëdhënësin e KEDS-it  Viktor Buzhala dhe  Drejtorin e distriktit të Ferizajt, Berat Lahu,u bë e ditur se tani e tutje  mediet lokale për punën  e KEDS-it, punën dhe furnizimin e konsumatorëve me energji elektrike mundë të informohen  edhe nga distrikti i Ferizajt.

Kjo sipas Buzhalës  po bëhet për një informim më të shpejt  të konsumatorëve, ku përmes  këtij bashkëpunimi me mediet lokale do të trajtohen tema dhe informata   për qytetarët e këtyre pjesëve të cilat janë të rëndësishme për ta.

“KEDS pas konsolidimit  si kompani është duke bërë edhe zgjerimin e aktiviteteve  e në kuadër të kësaj edhe komunikimin sa më të afërt me konsumatorin. Për  faktin se mediet rajonale janë më afër qytetarit dhe konsumatori, ndërtimi i bashkëpunimit KEDS-Media sigurisht se është në të mirë të qytetarëve. Kjo do të mundëson  arritjen e informative më shpejt tek konsumatori e sidomos në kohën  kur janë duke u zhvilluar punime të riparimit të rrjetit” tha Viktor Buzhala, zëdhënës i KEDS-it

Edhe Drejtori i Distriktit të Ferizajt, Berat Lahu  është shprehur I gatshëm për bashkëpunim  dhe në çdo kohë të ofroi informata që do të jenë  në interes të qytetarëve dhe konsumatorëve të energjisë elektrike.

“Në punën tonë të përditshme kemi shumë punë dhe obligime për të realizuar  por një kohë do ti ndahet edhe medieve për një plasim të informatave. Përmes kësaj do të njoftohen konsumatorët  për investimet, për  rregullimin e rrjetit të  energjisë elektrike dhe gjërave me interes për konsumatorin. KEDS  ka bërë një plan operativ për revizionimin e rrjetit ku edhe do të ketë  ndërprerje të energjisë për shkak të sigurisë së punëtorëve. Krejt kjo ka për qëllim riparimin e rrjetit para kohës së dimrit kur do të rritet shpenzimi i energjisë   në mënyrë që atëherë të mos kemi probleme “ tha Berat Lahu Drejtor i Distriktit  të Ferizajt.

Me këtë rast Lahu bëri të ditur se KEDS  gjatë një muaji do të shfrytëzoi në maksimum që kohën e planifikuar për riparime nga KOSTT në Ferizaj të  bëhet edhe revizionimi i rrjetit në ato pjesë.

“Operatori i transmisionit KOSTT do të kryej punimet e veta në riparimet e aseteve të tij e ku do të ketë ndërprerje të energjisë. Në kuadër të kësaj ne si KEDS  kemi planifikuar që të kryejmë  riparimet e nevojshme dhe të domosdoshme të pjesës që na takon ne. Gjatë kësaj kohe   me ndërprerje të energjisë do të përballet Qendra e qytetit  por ne si KEDS jemi duke bërë përpjekje që të sigurojmë  furnizim alternative  në mënyrë që këto pjesë të furnizohen me energji elektrike” tha Lahu

Me këtë rast Buzhala tha se KOSTT (Operator i Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike)  është kompani publike e cila merret me transmetimin e energjisë elektrike  dhe ne duhet të respektojmë këtë hierarki  por njëkohësisht  do të shfrytëzojmë këtë që të  kryejmë riparimet  e nevojshme në këto pjesë.

Deri më tani këto informata  ishin të centralizuara dhe për gjithçka, çoftë edhe   prishja apo ndërprerja më e vogël  e energjisë, informatat duhej të merreshin në qendrën e informimit në Prishtinë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img