24,04,2024

Hapet ekspozita kolektive e karikaturës në Ferizaj

Must Read

Në Ferizaj është hapur ekspozita kolektive e karikaturës. Në këtë aktivitet artistik me punimet e tyre po marrin pjesë 23 autorë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia. Kjo ekspozitë u organizua nga shoqata e Karikaturës “Hithi” në Ferizaj, ndërsa u mbështet edhe nga qeveria lokale dhe Ministria e Kulturës.
‘’Pjesëmarrësit e kësaj ekspozite dua t’i falënderoj pasi që ata nuk erdhën për t’u shpërblyer, por erdhën ta nderojnë publikun me veprat dhe krijimet e tyre” tha Imri Musliu nga shoqata e Karikaturës.
Në këtë ekspozitë para mysafirëve u prezantuan edhe krijues të vendeve të tjera. Thanë se ideja e një aktiviteti të tillë i motivon ata që punën e tyre ta shpërndajnë gjithandej trojeve shqiptare.
“Ideja ime ishte që Ferizaj është një qytet i vogël, por me besoni që pasni një qytet shumë të madh e shumë të bukur. Kulmi i nivelit intelektual të një vendi matet me nivelin e humorit, me nivelin e karikaturës, por edhe demokracia e vërtet varet tek subjektet dhe tek karikatura se çfarë subjektesh kapin, sa të fortë janë për të goditur, jo për të fyer, jo për të sharë, por për të goditur ato probleme të cilat nuk shkojnë mirë, për të goditur qoftë edhe personalitetet më të mëdha të shtetit qoftë presidentin, kryeministrin, ministrat, e të tjerë”, tha krijuesi Bujar Kapexhiu nga Tirana, për televizionin Tema.
Në këtë ekspozitë drejtues të komunës së Ferizajt u zotuan se aktivitetet kulturore do të përkrahen me prioritet nga pushteti lokal.
“Ju ofrojmë gatishmërinë tonë si institucion komunal që të mbështesim kulturën në përgjithësi në komunën tonë. Edhe ky aktivitet është pjesë e rëndësishme e kalendarit të komunës së Ferizajt, ju e pasuruat komunën tonë me këtë edicion të ekspozitës kolektive, po ekspozoni njerëz të cilët po dëshmojnë mjeshtërinë e tyre në këtë krijimtari artistike. Ne si përfaqësues të institucioneve do të mbështesim përherë artin dhe kulturën, sepse duke e mbështetur këtë fushë po krijojmë një shoqëri të civilizuar”, tha kryesuesja e Kuvendit Komuna Kristina Gashi-Bytyqi.
Organizatorët e kësaj ekspozite të karikaturës ndanë edhe mirënjohje për disa emra të veçantë që dhanë shumë për këtë fushë, ndërsa anëtar nderi i shoqatës së Karikaturës ‘’Hithi’’ u shpall autori Ramdan Zaplluzha.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img