20,04,2024

Hamzaj: Nuk jemi në kohën e konstituimit për herë të parë të kufijve por demarkimit të tyre

Must Read

Në shumë emisione dhe debate që kam shikuar për demarkacionin nga shumë analist dhe ekspert të fushave të ndryshme, prej atyre që e njohin këtë fushë e deri te ata që nuk kanë shumë njohuri, ende nuk kam vërejt se nga pjesëmarrësit e debateve e ka shtruar pyetjen për prof. Bulliqin apo prof. M. Mehen e prof. T. Qelen se në pjesën ku po deklaron prof. Bulliqi ku Kosova kinse po e humbe territorin, në emër të kujt evidentohen ato prona: janë ato në evidencën e kadastrit të Malit të Zi apo janë në evidencën e kadastrit të Kosovës.

Nga ekspertet e kadastrit kam dëgjuar se nuk mund të ketë territor që nuk është në evidencën e një shteti dhe qytetarëve të sajë. Nuk mund të këtë pjesë të tokës në Kosove që nuk identifikohet me një numër të njësisë kadastrale (ngastrës) dhe po ashtu nuk mund të ketë ngastër kadastrale që nuk ka titullar të sajë.

Në rastin konkret, ngastrat kadastrale qe gjenden brenda territorit “të humbur” siç  po thotë prof. Bulliqi me bashkëmendimtarët e tij duhet të jenë të evidentuara në Librat e kadastrave të Kosovës. Si është e mundur që këto territore me pronaret rezident të Kosovës të kalojnë në Mal të Zi e që pastaj titullarët e këtyre pronave të shkojnë në komunat e Malit të Zi për të nxjerrë dokumentet e tyre pronësore. Nuk e besoj që kjo ka mund të ndodh me Marrëveshjen e demarkacionit dhe nuk bënë të ndodh një gjë e tillë.

Në rastin tjetër, nëse ngastrat kadastrale gjenden brenda territorit të Malit të Zi, evidentohen në Librat kadastral të Malit të Zi, ndërsa pretendimet e prof. Bulliqit  janë që ato prona po i takojkan Kosovës. Si është e mundur të merren këto territore e të realizohen pretendimet e prof. Bulliqit.

Asnjëri nga Komisionet nuk i kanë sqaruar këto elemente sa duhet e aq më pak Komisioni i prof. Bulliqit.

Meqë i gjithë territori i Kosovës dhe i Malit të Zi është i ndarë në Komuna administrative ku brenda sajë janë zonat kadastrale me njësitë kadastrale pronësore (ngastrat kadastrale) kjo çështje duhet të jetë me prioritet kompetencë ekskluzive e Agjencisë Kadastrale të Kosovës të ndihmuar nga ekspertët nga katedra e gjeografisë.

Qytetarëve duhet të iu shpjegohet në mënyrë të qartë, duke e demonstruar me dokumente pronësore dhe jo me harta topografike e ushtarake të periudhave të ndryshme historike.Nuk jemi në kohen e konstituimit për herë të parë të kufijve por demarkimi i tyre. Kjo mënyrë e shpjegimit mendoj se do i heq dilemat për të gjithë ata që nuk kanë njohuri te mjaftueshme për kadastrin.

Derisa dy Komisionet për demarkacion nuk e dëshmojnë këtë, nuk mund të thuhet se Kosova po humbe territorin e saj, dhe as Mali i Zi po rritet me territor.

Ahmet Hamzaj

Ish drejtor i Drejtorisë për Pronë , Gjeodezi dhe Kadastër në Ferizaj

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img