26,04,2024

Halili: Debati për parkingun e përkohshëm tek ish çerdhja, i panevojshëm e i pabazë, u zbatuan kriteret ligjore e mjedisore

Must Read

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili, doli sot në konferencë për media. Ai kishte zgjedhur disa tema për t’i prezantuar në këtë konferencë, në mes tjerash planet dhe sukseset e shënuara gjatë pjesës së parë të vitit 2019 si dhe sfidat në këtë drejtori.

Drejtori Halili përmendi arritjet kryesore në këtë drejtori duke filluar nga menaxhimi efikas në mirëmbajtjen dimërore të rrugëve, hartimi i planit operativ për grumbullimin dhe menaxhimin e mbeturinave, pastrimi i varrezave të qytetit, mbjellja e 80 drunjve dekorativ dhe mbi 25 mijë copë luleve në zonën urbane, krasitja e drunjve dekorativ, identifikimi dhe eliminimi i deponive ilegale të mbeturinave, vendosja e 50 shportave të mbeturinave në sheshet dhe rrugët e qytetit, simulimi i operacionit “Shpata e Argjendtë”, riparimi i 300 metrave gjatësi kanalizime fekale, mbi 3200 metra katror rrugë me asfalt dhe 109 rrugë me zhavor si dhe një varg aktivitetesh të kryera për afro 200 ditë pune në këtë drejtori.

I pari i Shërbimeve Publike dhe Emergjencave në Ferizaj u ndal edhe tek çështja që prodhoi debat ditëve të fundit, lidhur me vendimin e Kuvendit të Komunës që të jepet në shfrytëzim me destinim parking për vetura, hapësira e ish Çerdhes “Ardhmëria jonë”, debat që sipas drejtorit Halili është i panevojshëm, i pabazuar. Ai sqaroi se një vendim i tillë është marr si fazë e përkohshme për shfrytëzim 11 muajsh nga Ndërmarrja “Ambienti” deri në ridestinimin e tij dhe për të janë zbatuar të gjitha parametrat ligjor e mjedisor.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img