19,04,2024

Haki Abazi i vë ‘taksë 1 milion për qind’ mallrave serbe

Must Read

Ish zëvendës-kryeministri i Kosovës në Qeverinë Kurti I, Haki Abazi, tashmë deputet, i ka vënë ‘taksë’ mallrave serbe në Kosovë.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që të mos blejnë mallrat e Serbisë në Kosovë, por jo edhe Qeverisë që të vë reciprocitet ose tarifë doganore për to.

Më parë, kishte ekzistuar taksa 100%, përcjell Periskopi, të cilën e kishte hequr Qeveria Kurti I për të premtuar vendosjen e reciprocitetit.

Edhe pse kanë kaluar gjashtë muaj, Kurti II ende nuk e ka vënë reciprocitetin e plotë.

Tregëtinë me Serbinë duhet ta sjellim në zero duke refuzuar dhe duke zëvendësuar këto blerje me mallëra vendore dhe mallëra nga shtetet mike e partnere!” – thotë z. Abazi, përcjell Periskopi.

Statusi i plotë:

Asnjë cent për mallëra të Serbisë! Kosova blen mbi gjysëm miliard euro mallëra nga Serbia në vit. Asnjë cent për ata që paratë e Kosovës i përdorin për blerje tankesh dhe fluturime kërcnuese.me avionics Tregëtinë me Serbinë duhet ta sjellim në zero duke refuzuar dhe duke zëvendësuar këto blerje me mallëra vendore dhe mallëra nga shtetet mike e partnere!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img