29,03,2024

Hajdutët shqiptarë vodhën shtëpinë e yllit të Barcelonës, shikoni pamjet

Must Read

Arrestohet banda e grabitësve shqiptarë në Barcelonë që kishin kryer më shumë se 30 vjedhje banesash, mes tyre edhe te yllit të futbollit Luis Suarez. Mediat e huaja raportojne se tetë të arrestuarit (shtatë prej të cilëve u dërguan në burg), janë nga Shqipëria dhe ishin pjesë e një grupi të rrezikshëm.

Ata u ofronin strehim bashkëatdhetarëve të tyre në këmbim të pjesëmarrjes në grabitjet e banesave që piketonin.

Agjentët policore nisën hetimet pas bastisjeve të përsëritura që ndodhën që në tetor në Barcelonë dhe në zonën metropolitane.

Shtëpitë që ata zgjidhnin ishin zakonisht në zonat larg qendrës së qytetit. Për të arritur atje ata përdornin automjete të vjedhura dhe madje ecnin me orë të tëra dhe rrinin te fshshur deri sa nisnin vjedhjen, transmeton lapsi.al

Tani të arrestuarit konsiderohen hajdutë të specializuar. Një nga të ndaluarit në janar për një grabitje me dhunë në Alella (Maresme) është tashmë në burg.

Shtëpia e yllit të Barcelonës u grabit në janar të këtij. Hajdutët dolën nga vila e tij me një sasi të konsiderueshme bizhush me vlerë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img