28,03,2024

Grumbullohen paratë e nevojshme për shërimin e Jetmir Vehbiut

Must Read

Është grumbulluar shuma e nevojitur për shërimin në Turqi të 25 vjeçarit Jetmir Vehbiu nga Prelezi i Jerlive, i cili po vuan nga sëmundja e leukemisë. Iniciatorët për grumbullimin e mjeteve dhe familjarë të Jetmirit nga Prelezi, kanë falënderuar të gjithë ata që kanë shprehur përkrahje për djalin e tyre. Motra e Jetmirit, Ajshe Vehbiu-Biba, është shprehur tejet mirënjohëse ndaj të gjithë atyre që në çfarëdo forme kanë kontribuar për vëllain  e saj.

“I falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar për grumbullimin e mjeteve për shërimin e Jetmirit, Allahu i shpërbleftë, faleminderit nga të gjithë. Jetmiri tash është duke u trajtuar me kimioterapi për momentin, gjendjen e ka stabile, mirëpo ka nevojë për mjekim të mëtutjeshëm”, tha Ajshe Vehbiu-Biba.

Përfaqësues nga këshilli i fshatit Prelez i Jerlive, thanë se kanë pasur përkrahje si nga fshati ashtu edhe nga jashtë.

“Në emër të këshillit të fshatit dhe në emër të familjes i falënderojmë të gjithë ata që kanë kontribuar pa marrë parasysh mërgimtarë, shkolla, xhamia, të gjitha na kanë ndihmuar në këtë rast, ju falënderohem të gjithë ata që kanë kontribuar, shpresoj që Allahu t’i shpërblej të gjithë edhe shpresoj që këto lloj raste më nuk shoh askund, sepse ka qenë rast i rëndë, na kanë përkrahur edhe firma, të gjithë, nuk kam koment për të gjithë që kanë kontribuar iu falënderohem edhe iu lutem të gjithëve, komunave të Kosovës, pa marrë parasysh në qoftë se dalin edhe kërkojnë ndokush të ndihmoj akoma, rreth rastit të Jetmirit nuk kanë nevojë më, por në qoftë se ka nevojë si kemi dalur ne këshilli i fshatit deri tani do të dalim përsëri për ndihmë”, tha Salih Ilazi.

“Respekt për të gjithë, faleminderit”,  tha Avni Hetemi.

Grumbullimi i mjeteve prej 110 mijë euro për Jetmirin ka filluar nga e diela e javës së kaluar dhe ka përfunduar të shtunën e kësaj jave, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img