19,04,2024

Grumbullohen mjetet për Rinesa Kamberin, sonte niset për në Turqi

Must Read

Aksioni për grumbullimin e mjeteve për Rinesa Kamberin për shërim në Turqi ka përfunduar. Gjatë kësaj kohe ferizajasit kanë dhuruar mbi 137 mijë euro.

Këtë e ka bërë të ditur humanisti ferizajas Agon Zhinipotoku, i cili ka udhëhequr edhe aksionin e grumbullimit të mjeteve.

Ky është njoftimi i plotë i Agon Zhinipotokut

Falemnderit 137 mijë e 384 herë❤️

Zemra mal🤲, për Rinesa Kamberi ne kërkuam 110 mijë euro, e qytetarët bamirës dhuruan 137 mijë e 384 euro për vetëm 3 ditë, e vetëm në shesh mblodhëm sot afro 70 mijë euro❤️
Nuk po di as çka me shkru, qysh me ja nis falenderimeve, ama një gjë e di, ky popull kur të beson edhe 1 milion i bën shumë shpejt.
Falemnderit kujdestares së Rinesës, shokëve e shoqeve, shkollës së saj, qytetarëve anëkënd, e ferizajasve pafund falenderime nga zemra, bizneseve, kafiterive e restauranteve të qytetit tonë, shkollave, e sidomos artistit ferizajas Gramoz Aliu-Mozzik i cili ishte me ne prej fillimit.


E 27 mijë e 384 euro do t’i dedikojmë për fëmijët e sëmurë në Ferizaj, unë njoh plot raste që kërkojnë nga ne t’u dalim në ndihmë🥲
A ka më mirë bre? Rinesa Kamberi sonte niset për shërim në Turqi, e ne lusim Zotin që të na kthehet sa më parë shëndosh e mirë❤️🤲
Falemnderit pafundësisht të gjithëve
Ferizaj he ❤️

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img