29,03,2024

Gropat në rrugë, telashe për shoferët

Must Read

Ferisaj.12.03.2018. Është e pamundur të kalosh rrugëve kryesore të Ferizajt e mos të hasësh në gropa. Për t’iu shmangur atyre, shoferët po detyrohen të kalojnë në kahun e kundër të rrugës, me ç’rast edhe po e shtojnë rrezikun për aksidente.
Shoferët shprehën të mllefosur për gjendjen e tillë të rrugëve, duke kërkuar nga organet kompetente sanimin sa më të shpejtë të tyre.
‘’Ja ki me anashkalu e me i mshu naj kujt, ja me ra në gropë, nuk është në rregull kjo mos me dalë kush me i shiku çka po ndodhë, edhe shaktet nuk janë të vendosura mirë ose janë shumë naltë ose janë shumë poshtë të vendosura, kjo nuk është në rregull, ne po paguajmë taksa kinse për qeto”, tha Delim Mehmeti.
Nga problemet që këto gropa po ua shkaktojnë qytetarëve, dikush mori aksion që të përkujdeset vet për to.
“Kam pru disa kocka se kur po bie shi po bëhet një përroskë e vogël e cila po pengon kalimtarët e veturat dhe sipas mundësive i kom pru, pasi komuna nuk ka intervenu fare, s’mundesha me duru këtë gjendje dhe i pruna, kjo është marri për neve po çka me ba”,tha një qytetar.
Ndërkaq, në Drejtorinë e Infrastrukturës në Ferizaj, thanë se janë në proces të tenderimit për të kontraktuar operatorin ekonomik i cili do t’i sanoj këto gropa.
“Kjo gjendje e rrugëve është e trashëguar, edhe ato rrugë që janë të asfaltuara nuk janë asfaltuar ashtu siç duhet, cilësia e asfaltimit është shumë e dobët, por në kuadër të Drejtorisë së Shërbimeve Publike është e paraparë një kontratë për mirëmbajtjen e rrugëve, ne vetëm se jemi në procesin e tenderimit dhe zgjedhjes së kontraktorit për këto rrugë dhe momentin që nënshkruhet kontrata do të fillojmë me mirëmbajtjen e këtyre rrugëve dhe mbulimin e përkohshëm të këtyre gropave derisa të bëjmë zgjidhje afatgjate përmes projekteve të reja infrastrukturore”, tha Bytyqi.
Përveç rrugëve të cilat janë pothuajse të gjitha me gropa, hiç më mirë nuk janë as trotuaret në këtë qytet, madje problem serioz për këmbësorët po paraqet edhe mungesa e kapakëve të pusetave, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img