20,04,2024

Greqi: Ushtarët me origjinë shqiptare rrezikojnë 7 vite burg për shkak të ‘shqiponjës’ (Video)

Must Read

Sipas zyrës së shtypit të Ministrisë, Panos Kamenos ka kërkuar që ushtarët të dënohen si askush më parë, për të shmangur përsëritjen e gjesteve të tilla në mënyrë të organizuar.

Burime nga Ministria greke e Mbrojtjes,thanë se 7 ushtarët që bënë me duar simbolin e Shqipërisë e që më pas e postuan atë në rrjetet sociale, janë ndaluar dhe shoqëruar në ambientet e repartit ku dhe u pyeten lidhur me veprimin e tyre.

Ndërkaq, atyre u janë konfiskuar edhe celularët dhe me një urdhër urgjent të kësaj ministrie, do të dërgohen në regjimentin e Janinës, ku dhe do të mbahen nën mbikëqyrje gjatë ditëve të ardhshme.

Çështja duket se ka marrë përmasa edhe më të mëdha për shkak të reagimeve mediatike, por edhe të politikës greke, çka ka detyruar Prokurorinë ushtarake të hapë një hetim lidhur me ngjarjen.

Mësohet se 7 ushtarët do të merren në pyetje nga Prokuroria e Janinës në cilësinë e të pandehurve.

Ata rrezikojnë të dënohen deri në 5 vjet burg, nën akuza të propagandës antikombëtare dhe aktivitetit antikombëtar. Ende nuk dihen nëse ata ndodhen të arrestuar,apo nën monitorimin e eprorëve të tyre në ambientet e repartit. /tch/

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img