25,04,2024

Google Pixel mbijeton një orë nën ujë

Must Read

Ndryshe nga shumica e smartfonëve të avancuar të këtyre ditëve, Google Pixel nuk vjen me vlerësimin (rating) e rezistencës ndaj ujit e cila lejon atë të futet në ujë.

Ky smartfon ka rating-un IP53, që do të thotë se mund t’i mbijetojë spërkatjeve të lehta të ujit në një kënd.

Siç kemi parë, iPhone 7 ka rating vetëm për 30 minuta për qëndrim nën ujë por ai ka qëndruar për një orë të plotë. Por çfarë do të ndodhte me Pixel, i cili ka rating shumë të keq.

Gjithashtu, sikur iPhone 7, edhe Google Pixel ka arritur që të qëndrojë nën ujë për një orë të plotë, edhe pse këtu po bëhet fjalë për një pajisje IP53, që do të thotë se nuk është i vlerësuar për rezistencë ndaj ujit.

Të vetmin problem që pati Pixel pas nxjerrjes nga uji, siç mund të shohim në fund të kësaj videoje, ishte altoparlanti i tij. Ai nuk lëshonte zë aq të pastër. Por në këtë video nuk tregohet saktësisht se nga çfarë është dëmtuar altoparlanti, a është dëmtuar nga uji apo vetëm se telefoni ka qëndruar një orë të plotë nën ujë.

Pra, në fund, e dimë që në rast se Google Pixel bie në ujë gjëja më e keqe që mund të ndodhë është dëmtimi i altoparlantit.

Për më tepër shikoni videon.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img