25,04,2024

Google në bisedime për të blerë Twitter

Must Read

Twitter ka pasur pak vite me rritje të ngadaltë kur doli në fillim në vitin 2006, por me suksesin e viteve të fundit ka pasur mjaft oferta të mira për blerje.

Një raport nga e përditshmja amerikane CNBC, tregon se Google dhe Salesforce janë dy nga pretendentët kryesorë për të blerë Twitter. Por ka edhe kompani të tjera të mëdha teknologjike që kërkojnë ta blejnë rrjetin e madh social, i vlerësuar i dyti pas Facebook, për sa i përket numrit të përdorueseve.

Blerja e Twitter nga Google është përfolur edhe më parë. Një veprim i tillë do të ishte një mbështetje e madhe për të fituar përparësi përkundrejt Facebook, pas dështimit relativ që pësoi Google+.

Sipas bordit drejtues të Twitter aktualisht po realizohen bisedime, por nuk është vendosur akoma nëse marrëveshja do të realizohet apo jo. As Google dhe as Salesforce nuk komentuan në lidhje me këtë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img