19,04,2024

Gjykata merr vendim për të miturin që vrau për hakmarje në Ferizaj

Must Read

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall Aktgjykim dënues ndaj të miturit Sh. R. në kohëzgjatje prej nëntë (9) vite burgim.

Aktgjykimi dënues ndaj të miturit, Shqiprim Rexha është shpallur sot.

“I mituri, me datë 20.02.2019, rreth orës 22:30 minuta në rrugën “Ahmet Kaqiku” në Ferizaj, përkatësisht afër stacionit të autobusëve, për motive të ulëta, nga hakmarrja e paskrupullt, me dashje direkte dhe në mënyrë dinake e ka privuar nga jeta tani të ndjerin M. A., duke e qëlluar me revole njëherë në kokë dhe dy herë në shpinë:, thuhet në njoftim

Me këto veprime, i mituri ka kryer veprat penale “vrasje e rëndë” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës (KPRK).

Pas pranimit të fajësisë nga i mituri, trupi gjykues i Departamentit për të Mitur, ka shpall aktgjykim dënues, me nëntë vite burgim, gjithashtu të miturit i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e këtij Aktgjykimi.

Një vrasje kishte ndodhur në mes të këtyre dy familjeve në vitin 2016.

Atëherë, Meriton Aliu, 20 vjeçar e kishte qëlluar me armë zjarri Samir Rexhën, 19 vjeç, dhe e kishte lënë të vdekur. Dje ndodhi njëjtë, këtë herë ishte vëllai i Samirit ai që mori hak ndaj familjes Aliu.

17-vjeçari, Shqiprim Rexha, do ta shihte në qytet Mentor Aliun dhe aty do ta qëllonte me tre plumba, para shumë qytetarëve e në pikë të ditës, e 25-vjeçari do të ndërronte jetë në vend të ngjarjes.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img