29,03,2024

Gjobat mjedisore po japin efekt në procesin e respektimit të orarit dhe të vendosjes së mbeturinave nëpër kontejnerë

Must Read

Ferizaj.26.09.2016. Prej se ka filluar aplikimi i gjobave mjedisore, është rritur dukshëm niveli i pastërtisë në zonën e qytetit.Këtë e kanë konfirmuar sot edhe zyrtarë të kompanisë “Pastërtia”,duke thënë se efekti i tyre po shihet, ndërsa në anën tjetër edhe zyrtarë nga Inspektorati Mjedisor, kanë folur për një aktivitet të shtuar në teren, ndërsa sipas tyre edhe numri i gjobave është rritur krahasuar me periudhat e kaluar Aplikimi i gjobave nga ana e inspektoratit të mjedisit ndaj të gjithë atyre që nuk i respektojnë kriteret e orarit dhe të vendosjes se mbeturinave, si duket ka nisë me dhanë rezultate.

14513705_1137012979678947_1050970248_o

Në kompaninë rajonale për mbeturina”Pastërtia”, kanë folur sot për këtë ndikim, duke thënë se efektet e para të veprimit institucional në terrene po shihen Zyrtari për informim në Kompaninë “Pastëria”, Arbër Ibrahimi, ka thënë me këtë rast masat e fundit të inspektoratit dukshëm e kanë përmirësuar nivelin e pastërtisë në zonën e qytetit .

Në vazhdën e kësaj, ditëve të fundit një ekip i zyrtarëve komunal është duke punuar në teren me qëllim të vendosjes së një rregulli kur janë në pyetje mbeturinat dhe menaxhimi i tyre.

Inspektori i mjedisit , Besim Uruqi, ka thënë se gjatë kësaj kohe është rritur numri i gjobave, ndërsa ka paralajmëruar vazhdimin e aktiviteteve derisa të vendoset një rregull në këtë drejtim.

14470706_1137019386344973_381548031_n

Nisur nga kjo, zyrtarë të kompanisë “Pastërtia” kanë thënë se në zonën e qyteti problem mbetet vendosja e mbeturinave në vendin e caktuar, ndërsa në fshatra deponitë ilegale.

Zyrtarët komunal e kanë vlerësuar nivelin e bashkëpunimit me kompaninë ”Pastërtia”.  Ata kanë thënë se ky bashkëpunim po mundëson identifikimin e rasteve.

Ndryshe, aplikimi i gjobave po shihet si një mundësi në vendosjen e një disipline, por edhe vetëdijesimi qytetarë karshi mbeturinave dhe menaxhimit të tyre/TV LIRIA

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kuvendi i Komunës së Ferizajt diskuton për raportin e punës për vitin 2023

Këtë të premte është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Ferizaj e kryesuar nga kryesuesi Xhavit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img