20,04,2024

Gjithçka gati për 20 vjetorin e “Epopesë së Jezercit”

Must Read

Gjithçka gati për 20 vjetorin e “Epopesë së Jezercit”

Komuna e Ferizajt në bashkëpunim edhe me shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë bërë të gjitha përgatitjet për shënimin e 20 vjetorin të “Epopesë së Jezercit”.

Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj Xhemile Murati-Shabani, ka thënë se këto aktivitete do të mbahen nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Ferizajt. Sipas saj këto aktivitete kanë rëndësi tepër të madhe për të gjithë qytetarët ferizajas.

“Komuna e Ferizajt në vazhdën e aktiviteteve kulturore një rëndësi tepër të veçante i ka kushtuar manifestimeve që lidhen me historinë më të re të Ferizajt dhe të Kosovës, kur dihet se lufta e lavdishme të UÇK-së bëri një sakrificë sublime për të ditët e lirisë që po i gëzojmë sot, kur dihet që djemtë e vajzat e reja u angazhuan edhe në Komunën e Ferizajt dhe në Zonën e Nerodimës, ku ndër betejat e para që u zhvilluan ishte padyshim Beteja e Jezercit e që më vonë e morri epitetin “Epopeja e lavdishme e Jezercit”, ka thënë drejtoresha Murati-Shabani.

U tha se me 28 shtator bëhen 20 vjet nga kjo betejë, datë kjo që njihet edhe si Dita e Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ferizajt.

“Aktivitetet për shënimin e kësaj ditë do të fillojnë nga dita e hënë me 24 shtator me një ekspozitë homazh me veprat e artistit Gursel Sylejmani, aktivitete i organizuara nga Shoqata e Artistëve Figurativ “Zef Kolombi”. Ndërsa më datën 25 shtator duke filluar nga ora 20:00 do të shfaqet filmi artisti “Heroi”, me skenar dhe regji të Luan Kryeziut. Do të organizohet një turnir në futboll të vogël, do të ketë orë historike në të gjitha shkollat e Ferizajt. Ndërkaq më datën 28 shtator do të ketë homazhe tek varrezat e dëshmorëve, ekspozitë me relikte nga lufta e UÇK-së , do të ketë një koncert për fëmijë, si dhe do të mbahet edhe një akademi solemne në fshatin Jezerc.
Po ashtu me datën 29 shtator do të organizohet edhe një ecje deri në fshatin Jezerc e organizuar nga OVL e UCK-së si dhe Shoqata e Bjeshkatareve, ndërsa nisja bëhet nga Varrezat e Dëshmorëve të UCK-së në Ferizaj”, ka thënë drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemil Murati-Shabani.

Edhe Luan Jahiri nga Organizata e Veteranëve të Luftës, theksoi se për këtë vit jubile janë bërë përgatitje shumë më të mëdha në mënyrë që gjithçka të shkoj në mënyrën më të mirë të mundshme.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img