16,04,2024

Gjirokastra u “zhvendos” në Ferizaj

Must Read

Enveristët për 8 orë rresht e mbajtën qiellin në flakë për nder të ditëlindjes së Enverit.

Të shtunën mbrëma, më 15 tetor 2016, në vigjilje të 108 vjetorit të lindjes së Enverit dhe 6 vjetorit të themelimit të “Frontit Popullor për Kultivimin e Veprimtarisë Revolucionare të shokut Enver Hoxha”, Enveristët nga të katër anët e atdheut ishin tubuar në një vilë malore për të përkujtuar dhe përjetësuar veprën e Enver Hoxhës.

Hapësira 80 metërshe ishte tepër e ngushtë për numrin e mysafirëve të ardhur në këtë marsh festivë.

Për ta bërë kremten më madhështore Enveristët, nga Shqipëria kishin sjellur edhe rapsodët kuksianë Çela, Dida, Kovaqi, të cilët plotë 8 orë kënduan vetëm për xhaxhin Enver. Në ora 21 kur qielli ishte errësuar të gjithë të pranishmit dolën në qiellin e hapur.

Remzi Hasani kryetar i “Frontit”  fillimisht ka  falënderuar zëdhënësin e këtij formacioni politik, të burgosurin politik të viteve ’80-ta Hetem Mehmeti i cili me kontributin e tij e mundësoi këtë kremte festive.

Përball fotos ku shkruante “Enver Hoxha 1908 përjetësohet me 2016” u tha se  këtu do të rifilloj epoka e koncerteve të Gjirokastrës.

Pasi i dhanë zjarr fishekzjarrëve dhe qiellit i dhanë ngjyrën e kuqe Enveristët në qiellin e hapur rapsodëve u kërkuan këngën “Enver Hoxha të qofshim falë”. Kremtja me atmosferë të zjarrtë vazhdoi  deri në orët e mëngjesit.

Nga ky festim doli një porosi “Gjirokastër na prit në vitin 2023”.

Remzi Hasani i bëri ftes mikut të tij nga Shqipëria Qemail Cicollari që të punojnë pa u ndalur për të bërë realitet rifillimin e koncerteve tradicionale të Gjirokastrës ku do të këndohet vetëm për Shqipërinë dhe për Enverin.

14686181_10210725625046562_1553331600_n

14628058_10210725624926559_1326658925_n  14686236_10210725625126564_181641862_n 14627757_10210725625206566_1098761529_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Një muaj paraburgim ndaj V.A., i dyshuar për vrasjen e ish-gruas në Ferizaj

Ferizaj, 13 prill 2024 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti i Krimeve të Rënda  ka aprovuar kërkesën e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img