19,04,2024

Gjesti i bukur për të prekurit nga tërmeti, ja çfarë bën vajza nga Ferizaj me aftësi ndryshe

Must Read

Një histori mjaft e bukur vjen sot në veçanti për ata shqiptarë që janë prekur nga tërmeti.

Një vajzë 18 vjeçe nga Ferizaj, e cila vuan nga sindroma Down, ka vendosur që një pjesë të pagës së saj ta japë për ata shqiptarë që u prekën nga tërmeti.

Gjesti i saj ka sjellë buzëqeshje dhe duartrokitje, teksa lajmi u përcoll në emisionin ‘shqiptarët për shqiptarët’.

Kjo vajzë e re e prekur nga sindroma down, pagën të cilën e merr nga puna që bën në një ordinancë stomatologjike në Ferizaj, ka vendosur ta dhuroj për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Eloida Alija, 18 vjeçarja me aftësi ndryshe, kishte folur me punëdhënësin e saj duke i thënë se do të jepte gjysmën e pagës për të prekurit nga tërmeti. I prekur nga ku gjest, punëdhënësi i saj i tha se nëse ajo do ta dhuronte gjysmën e pagës, ai do të dhuronte 10 paga të tijat, e kësisoj një shumë parash shkuan sërish me zemër drejt shqiptarëve.

“Tërmeti ka mbytur atje shumë persona dhe ka lënë pa bukë, unë do ta jap një pjesë të rrogës sime dhe jam e kënaqur që do t’iu ndihmoj, kemi qajtur për ta”, shprehet Eloida.

Kurse, pronari i ordinancës “Briliant Dent”, Burim Buzhala, ku është e punësuar Eloida, tregoi se si erdhën deri tek vendimi për të kontribuar për Shqipërinë.

“Duke diskutuar me kolegë se si ka ndodhë dhe se si mund të participojmë, duke diskutuar me Elën tha unë do ta jepja gjysmën e pagës, unë i thashë që nëse e jep ti gjysmën unë i jap 10 paga, më tha nëse e jap komplet pagën sa jep,  i thashë që unë i jap 20 paga dhe ashtu mbeti. U preka shumë për arsye se Ela shfaqi zemërgjerësinë  e saj dhe kjo tregon se personat me nevoja të veçanta kanë zemër të madhe dhe janë shumë human”, tha Buzhala.

Ky gjest humanitar i Eloidës nuk është i vetmi. Ajo ditë më parë ka prerë flokët e saj për t’i dhurura për gratë e prekura nga kanceri.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img