20,04,2024

Gjashtë vjet e tetë muaj burgim ndaj tre të pandehurve për tentim vrasje dhe lëndim të lehtë trupor

Must Read

Gjykata Themelore në Ferizaj, trupi gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, sot 8 qershor 2018, shpalli aktgjykim dënues ndaj të pandehurit F.H i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelorë në Ferizaj, akuzohen se kanë kryer tentativën e veprës penale vrasja e rëndë, i pandehuri F.H për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, i pandehuri P.H dhe i pandehuri K.I i akuzuar për veprën penale lëndim i lehtë trupor.

Trupi Gjykues i kryesuar nga gjyqtari Ibrahim Idrizi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, fjalëve përfundimtare, të pandehurin F.H, për veprën penale tentativë e veprës vrasja e rëndë e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre (3) vjet e tetë (8) muaj dhe për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve me dënim burgimi në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muaj, të njëjtin e gjykoi me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej katër (4) vjet.
Të pandehurin P.H për veprën penale lëndim i lehtë trupor e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej dy (2) vjet.
Të pandehurin K.O për shkak të veprës penale lëndim i lehtë trupor i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej tetë (8) muaj.

I pandehuri F.H akuzohet së në shtator të vitit 2017, në magjistralen Ferizaj – Prishtinë, për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion në mes të të akuzuarit dhe të dëmtuarit P.B, kishin vazhduar me veturat e tyre nëpër magjistralen Ferizaj – Prishtinë, ishin ndalur në oborrin e një autosalloni, kanë dal nga veturat dhe fillon një fjalosje në mes të të akuzuarit dhe P.B, me ç’rast i akuzuari F ka shtënë dy herë nga revolja e tij, në drejtim të tokës, pastaj me automjetin e tij kyçet në magjistralen Prishtinë – Shkup dhe pas 50-60 metrash kthehet përsëri në drejtim të Prishtinës dhe me të arritur përball një autosalloni, ku përskaj rrugës ishin duke qëndruar të dëmtuarit A dhe P.B, T.B dhe A.A, i akuzuari F.T me dashje eventuale ka tentuar që t’i privoj nga jeta të dëmtuarit A dhe P.B në atë mënyrë që nga dritarja e automjetit të tij që ishte në lëvizje me revole shkrep disa herë në drejtim të të dëmtuarve, duke rrezikuar edhe jetën e personave të tjerë,

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img