24,04,2024

Gerrard zbulon planin e tij për Grezdën te Rangers

Must Read

Më 1 tetor të 2016-ës, Giani De Biasi befasonte me listën e tij, pasi për sfidat eliminatore ndaj Lichtenshteinit dhe Spanjës grumbulloi një të panjohur, Eros Grezdën. Gjakovari, në atë periudhë vetëm 21 vjeç, kishte tërhequr vëmendjen e trajnerit italian me performancën e tij tek Lokomotiva e Zagrebit, aq sa timonieri kuqezinjve e afroi në skuadër, edhe pse debutimi zyrtar do të vinte një vit më pas më 4 qershor 2017 në miqësoren me Luxemburgun.
Aktualisht Erosi është një nga pikat më të forta të kombëtares shqiptare dhe gati për të bërë kapërcimin e madh në karrierë. Nga Osijeku tek klubi legjendar skocez Glasgow Rangers, ekipi që u rikthye në elitë pas problemeve financiare që e detyruan të prekë thuajse fundin. Në krye të Rangers-ave është një emër i njohur, Steven Gerrard, kapiteni legjendar i Liverpoolit dhe ikona e futbollit anglez, ai që ka mirëpritur afrimin e mesfushorit 23-vjeçar. Fjalë inkurajuese nga trajneri i ardhshëm i Grezdës, që ia prezanton fansave në mënyrë madhështore atë që e etiketon si një futbollist të jashtëzakonshëm.
“Grezda është një futbollist i mrekullueshëm dhe tifozët do të dashurohen me të, pasi ai është shumë i mirë në 1/3-ën e fundit të fushës. Ai është shumë i shpejtë, i drejtpërdrejtë dhe vjen nga një eksperiencë ndërkombëtare. Ai ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Osijekut. Ai është shumë i rrezikshëm, mund të them që edhe pse nuk i urohet asnjë lojtari, dëmtimi, për ne ishte një fat që ai nuk ishte në fushë kur luajtëm me Osijekun. Nëse gjithçka shkon mirë, ai do të behët një lojtar i rëndësishëm për ekipin”, deklaroi Gerrard, transmeton “SS”.
Më pak se dy vite i kanë mjaftuar Eros Grezdës që të përfitojë hapin e madh, nga një debutues në kombëtare me fanellën e Lokomotivës së Zagrebit, për të qenë pjesë e Glasgow Rangers. Steven Gerrard është i bindur se 23-vjeçari do të jetë ylli i ardhshëm i skuadrës dhe futbollit skocez. Ndoshta Grezda duhet të inspirohet nga legjenda e Rudi Vatës në Glasgow, edhe pse ish kapiteni i kombëtares bëri historinë me fanellën e rivalëve të përjetshëm, Celtic.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img