25,04,2024

Gati buxheti për vitin 2021, dorëzohet në Kuvend

Must Read

Qeverisja lokale e udhëhequr nga Kryetari i Komunës, Agim Aliu, ndonëse vit pandemik e me kushte të vështirësuara buxhetore, pas inputeve të marra nga kërkesat komunitare nga dëgjimet publike të mbajtura sivjet online, analizës së prioriteteve investive, sipas afatit ligjor, ka dorëzuar projektbuxhetin 2021-2023.

Paraditen e sotme, e para e Financave, Sebahate Ajeti Sadiku takoi Kryesuesen e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi Bytyçin, me ç’rast i dorëzoi zyrtarisht, versionin përfundimtar të projektbuxhetit 2021-2023 i cili pritet të miratohet në seancën e radhës në Kuvendin e Komunës.

Drejtorja e Financave, Sebahate Ajeti Sadiku bëri të ditur se buxheti i vitit 2021 është 34,208,507.00 euro e që ka ulje nga shkurtimet e qarkores se tretë buxhetore per shkak te pandemisë, në shumën prej 1,815,126.00 euro.

Megjithatë, qeverisja Aliu me projektbuxhetin 2021-2023 ka planifikuar një varg investimesh të reja, novative me interes të drejtpërdrejt të qytetarëve. Ky buxhet që do të kaloj në Kuvendin e Komunës, është projektbuxhet zhvillor që i siguron Ferizajt një numër të madh investimesh publike e përmirësim domethënës të shërbimeve publike në dobi të qytetarëve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img