18,04,2024

“Futbolli Mentalitet Urban”

Must Read

Si një fëmijë i rritur në periudha dhe rrethana të ndryshme por i ndikuar nga dashuria për futbollin…edhe njëherë u rrëqetha dhe u përlota për dashurinë, për pasionin,për qytetin tim…për futbollin.
Si human jemi të ndërtuar dhe të dalluar mbi vlerat. Veprat tona bëjnë diferencën e së tashmes dhe përcaktimin e së ardhmes. Ferizaj qyteti ynë i dashur përsëri u pushtua nga entuziazmi i ndjenjës që ta jep emocionin e të lidhe me dashurinë për qytetin dhe krenarin për ta përfaqësuar atë në mënyrën më të dinjitetshme të mundshme. Futbolli sot nuk është vetëm një lojë sporti më. Futbolli mundë të jet industri, biznes dhe çkado tjetër por mbi të gjitha futbolli është mentalitet dhe mënyrë e jetesës. Ferizaj qyteti ynë me shumë vlera kulturo-sportive tashmë ka shansin të bëjë hapin e madh drejt një krijimi të ri të mentalitetit urban.
Në çdo vend të botës të gjithë i madh e i vogël janë “luftëtarët e qytetit” në çdo vikend drejtë tempullit për ti mbrojtur kokëlartë ngjyrat e qytetit në stadiumin e futbollit. Qyteti ynë i dashur, të thërrasim të gjithë njëzëri të na bashkosh e të na bësh krenarë përsëri. KF Ferizaj një dashuri që nuk u shua asnjëherë në asnjë rrethanë, por që nuk u trajtua siç meriton!!! Pa patur asnjë kundërshtim ndaj ndonjë individi apo grupi, e them këtë duke marrë për bazë gjithçka deri sot.
Gjithë gëzimin dhe vuajtjen që e përjetojmë çdo ditë si Ferizajas, se futbolli ynë ka shumë e më shumë për të dhënë në krahasim me atë që kemi bërë deri tash. E meritojmë të gjithë, e meritojnë ata fëmijë që zgjohen në mëngjes për ta goditur topin por, edhe të gjithë ata sportistë/profesionistë që kanë djersitur këto ngjyra kanë nevojë për një reflektim që shndritë për një të ardhme më të mirë.
Ujqit janë të uritur dhe meritojnë të trajtohen dinjitetshëm. Për mua mentaliteti ultras është një lloj i kulturës urbane dhe “Ultras Ujqit” janë një ndër përfaqësuesit e qytetit tonë ashtu siç janë këngëtarët, aktorët dhe sportistet tanë.
Përderisa i gjithë qyteti nuk e kuptojmë këtë dhe nuk mobilizohemi në këtë drejtim duke mbështetur klubin me dashurinë dhe pasionin më të madh, atëherë do ta kemi problem.
Përditshmëria ferizajase duhet të na bëjë ti përjetojmë vlerat tona sportive, gjithmonë të mburrun dhe krenarë për ngjyrat e qytetit. Talenti dhe dëshira për futbollin nuk mungon. Me përkushtimin e duhur dhe rikthim në folën e të gjithë atyre sportistëve që u rritën në qytetin tonë, Ferizaj do të ishte sinonim i Futbollit në gjithë Kosovën. Një qytet me progres dhe zhvillim të tillë dhe me ambicie evropiane e ka për detyrë të reflektoj edhe në këtë drejtim. Mbështetja e të tjerëve ndaj klubit nuk ka munguar asnjëherë , kemi të gjitha kushtet dhe mundësitë për të pasur sponsorët e duhur. Infrastruktura është në progres, ajo që na mungon është drejtimi i duhur që duhet marrë nga njerëz te duhur. Le ti bëjmë të gjithë ta duan Futbollin për Ferizajn përsëri.
Klubi po na thërret, Ujqit ulërasin, qyteti po na pret…
Autor: Ardit Gashi

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img