19,04,2024

FSK po bënë pastrimin dhe deminimin e Parkut të Lirisë, apelon për kujdes

Must Read

Njoftim

Njoftohen të gjithë qytetarët ferizajas, se Forca e Sigurisë së Kosovës, po bën pastrimin dhe deminimin e të gjitha hapësirave përreth parkut “Liria”, nga mjete e dyshimta e të pa eksploduara.

Andaj ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve ferizajas, që të kenë një kujdes të shtuar gjatë ecjes afër zonës së parkut “Liria”.
Ju bëjmë me dije, se ju qytetarë të nderuar, duhet të ecni vetëm përgjatë shtigjeve për këmbësorë dhe assesi të kaloni nëpër zonat e shënjuara si zona të rrezikshme.
Në të njëjtën kohë mos shqetësoheni nga ndonjë krisme apo eksplodim, sepse gjithçka është nën kontrolle të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img