24,04,2024

Fshati Talinovc i Jerlive së shpejti me rrugë të asfaltuara

Must Read

Ferizaj. 12.09.2017. Ekskavatorët e “Berisha Kompanisë”, këtë të martë kanë filluar së realizuari projektin e rrugëve të fshatit Talinovc i Jerlive.

Nga afër punimet në këtë rrugë i ka përcjellur, kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa së bashku edhe me kryesuesin e kuvendit të komunës, Faruk Gurin, por edhe banorë të kësaj rruge.

Me këtë rast kryetari Svarqa, është shprehur se në këtë fshat do të asfaltohet mbi 1 kilometër e gjysmë asfalt, ndërsa parashihet që të bëhet edhe rregullimi i kanalizimit fekal dhe atmosferik, por edhe ndriçimi i një pjesë të rrugës që lidhet me rrugën “Driton Isalimi”.

“Ky është njëri nga lokalitet që është afër qytetit dhe sigurisht të gjitha këto janë pjesë rrjedhëse e investimeve gati në qytete, për shkak se tashmë Talinovci i Jerlive, po merr primatin e njërit ndër vendbanimet e zhvilluara përgjatë kufijve që kufizojnë zonën e qytetit”, ka thënë kryetar Svarqa duke shtuar se rregullimi i rrugëve të këtij fshati do të bëhet me të gjitha standardet dhe me gjerësi prej 6 metrave.

Edhe banorët e kësaj pjesë të qytetit e kanë mirëpritur realizmin e këtij projekti jetik për ta. Thanë se investime të tilla nuk kanë pasur pothuajse asnjëherë.

U bë e ditur se vlera e këtij projekti, komunës së Ferizajt do ti kushtojë mbi 150 mijë euro.

 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img