29,03,2024

Fshati Pojatë bëhet me rrugë të reja

Must Read

Të enjten në fshatin Pojatë edhe zyrtarisht kanë filluar punimet në rregullimin dhe asfaltimin e 4 kilometrave rrugë.

Banorët e fshatit Pojatë të komunës së Ferizajt, i janë gëzuar pa masë rregullimit dhe asfaltimit të rrugëve të tyre. Ata thanë se investime të tilla në këtë fshat nuk ka pasur që nga paslufta.

“Këto investime kanë qenë shumë të nevojshme për ne, sepse kemi pasur probleme të shumta të qarkullimit sidomos gjatë sezonës së dimrit”, tha Ajet Kamberi.

Nga afër punimet në rregullimin e rrugëve i ka përcjellur kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtoret e tij, por edhe bashkëpunëtore të tjera.

Kryetari Svarqa, tha se investime të tilla po bën në çdo lokalitet të komunës së Ferizajt, në mënyrë të vetme që t’ju lehtësohet jeta banorëve të këtyre vendeve.

“Është një nga projektet më të rëndësishme për banorët e fshatit Pojatë, për shkak se ka të bëjë me asfaltimin e 15 rrugicave të fshatit, të cilat kapin një gjatësi mbi 4 kilometra dhe gjerësi 5 dhe 6 metra. Rregullimi i rrugicave të këtij fshati po bëhet në mënyrë që të krijojmë parakushte që të fillojmë më vonë edhe asfaltimin e rrugës kryesore”, ka thënë kryetari Svarqa, përderisa ka shtuar se rruga kryesore e fshatit Pojatë do të rregullohet me një projekt të Ministrisë së Infrastrukturës, i cili segment rregullon dhe lidh nder vete edhe fshatrat e këtij rajoni.

U bë e ditur se ky projekt komunës së Ferizajt i kushton 260 mijë euro. Punimet në këtë rrugë do ti kryeje operatori ekonomik “Berisha Company”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img