28,03,2024

Fshati Greme bëhet me ujë të pijes

Must Read

Ferizaj.05.12.2017. Fshati Greme i komunës së Ferizaj nga disa e sotme do ta ketë sistemin e ri të ujësjellësit i cili është realizuar me një kosto rreth 670 mijë euro.
Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa në inaugurimin e këtij ujësjellësi shpjegoi se për këtë projekt ka pasur donacione edhe nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe CDI e Zvicrrës.
Ai me këtë rast ka uruar banorët për këtë projekt kapital i cili është tashmë afër shtëpive të tyre dhe do të përmirësojë cilësinë e jetesës edhe nëpër vendet rurale. Shfaqi shpresën se pas pak kohësh projekti do të zgjerohet edhe për banorët e fshatit Rakaj.
“Sot po e përurojmë ujësjellësin këtu në fshatin Greme një projekt i cili në vazhdimësi ka qenë duke u realizuar në bazë të pjesëmarrjes së komunës në këtë projekt me 331 mijë euro, 105 mijë prej të cilave janë investuar në Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe 231 mijë nga CDI e Zvicrrës. Realisht në përgjithësi ky projekt ka një kosto prej 674 mijë eurosh, dhe zgjidh problemin e ujit të pijes për banorët e fshatit Greme në 38 km të ujësjellësit i cili tashmë është instaluar dhe nga kjo largësi përmes pompimit. Në tri puse kemi arritur që të nxjerrim ujë në secilin prej tyre nga 15 litra shtypje në sekonde që nënkupton që kemi rezerva të jashtëzakonshme të ujit deri në 45 litra në sekonde nga të tri shpimet. Këto tri pompa nga këtu e pompojnë ujin deri në rezervarin i cili e furnizon këtë fshat me ujë të pijes. Mbetet për të ardhmen që banorët e këtij lokaliteti t’i realizojnë investimet vetanake për futjen e rrjetit te ujësjellësit nëpër kuzhinat e tyre , d. m. th në amvisëritë e tyre . Janë projekte që komuna nuk participon, por është në dorën e secilit individ që të zgjidhin mënyrën e furnizimit me ujë. Komuna përkundër vonesave dhe vështirësive ka arritur që brenda këtij mandati ta realizojë inaugurimin e rrjetit te ujësjellësit pavarësisht sanksionimit që i është bërë përfaqësuesit të komunës dhe mua si kryetar komune nga banorët e këtij lokaliteti të cilët votën e tyre e kanë kushtëzuar me realizmin e këtij projekti. Pavarësisht kësaj ne kemi realizuar politikat tona të cilat nuk kanë qenë politika kushtëzuese e as nënshtruese për votë drejt realizimit të këtyre projekteve. Unë jam shumë i sigurte që të gjitha projektet që kanë filluar nga qeveria jonë komunale do të realizohen me përkushtim dhe me seriozitet maksimal edhe nga pushteti që është në ardhje, ku do të përfitojnë të gjithë qytetaret siç është edhe vazhdimësia e këtij projekti deri në fshatin Rakaj” ka thënë kryetari Svarqa.
Ndërkaq drejtori i kompanisë rajonale e cila është përgjegjëse për ujë dhe kanalizim “Bifurkacioni” Nazif Asllani” bëri të ditur se pas përfundimit të këtyre punimeve , banorët do të ndihmohen edhe në kyçjet individuale.
“ Faza e parë e këtij projekti tashmë ka përfunduar. Rrjeti kryesor dhe ai sekondar në 38 kilometra janë kryer dhe rezervarët janë të mbushur më ujë. Ashtu sikurse në praktikat e mëparshme nëpër fshatrat e tjera, qytetarët prej rrjetit duhet ta kontraktojnë një kompani dhe t’i realizojnë kyçjet individuale për të pasur furnizim normal me ujë të pijes. Ne do të ndihmojmë edhe në aspektin teknik për kyçjet individuale” deklaroi Asllani.
Përfaqësues të kompanisë rajonale për ujë dhe kanalizim “Bifurkacioni” u zotuan se edhe ky ujë do të ketë kontrollin plotë për nga analizat kimike dhe higjienike nga ana e Instituti Rajonal për Shëndetin Publik në Ferizaj , ashtu siç e kanë edhe sistemet e tjera të ndërtuara më parë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img