29,03,2024

Forumi rinor i LDK-së në Ferizaj: Heshtja e Agimit i kushtoi qytetarëve rreth 70 mijë euro!

Must Read

Forumi rinor i LDK-së në Ferizaj përmes një komunikate ka akuzuar kryetarin e PDK-së në Ferizaj,njëherit kandidat për kryetar të Ferizajt  dhe  deputet në Parlamentin e Kosovës se gjatë mandatit të kaluar në Parlamentin e Republikës së Kosovës nuk ka përfaqësuar interesat e qytetarëve të Ferizajt.
Komunikatën e plotë të Forumit Rinor të LDK-së në Ferizaj mund ta lexoni në vazhdim.

Heshtja e Agimit i kushtoi qytetarëve rreth 70 mijë euro!

Deputeti nga radhët e PDK-së Agim Aliu u pagua për heshtjen e tij në Parlamentin e Republikës së Kosovës me një shumë marramendëse. Besimi që qytetarët ja dhanë Agimit i kushtoi xhepit të qytetarëve rreth 70 mijë euro.
Gjatë këtyre viteve, 15 mijë votuesit e tij u shpërblyen me mos përfaqësim.

Ky i fundit as edhe njëherë nuk mori guximin të përfaqësoj interesat e qytetarëve, as edhe atëherë kur në pyetje ishte Spitali Rajonal i Ferizajt, madje duke mos e nënshkruar as kërkesen e deputetëve të Ferizajt për këtë projekt madhor e shumë të rëndësishëm.
Si mund t’i jep zë fitores, ai i cili la pa zë 15 mijë votuesit e tij në Kuvendin e Republikës së Kosovës?!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img