18,04,2024

Flet mjeku gjinekolog: Zgjedhja e gjinisë së fëmijës është e mundur

Must Read

(Kini parasysh! Ligji shqiptar nuk e lejon përzgjedhjen apo vendosjen e gjinisë së embrionit gjatë fekondimit in vitro.)

Elton Peci, mjek obstetër¬gjinekolog

Po! Zgjedhja e gjinisë së fëmijës është e mundur. Duke qenë se ka një mori burimesh online lidhur me këtë temë, duhet të kemi parasysh se shumica e tyre nuk bazohen mbi prova shkencore dhe për rrjedhojë janë thjesht humbje kohe.

Ekzistojnë vetëm 2 mënyra të provuara shkencërisht për zgjedhjen e gjinisë (seksit) së fëmijës suaj. Njëra prej tyre është seleksionimi i spermatozoideve dhe Fertilizimi in Vitro me PGD (pre¬implantation genetic diagnosis). Seleksionimi i spermatozoideve Kjo teknikë është përdorur në shumë forma në 30 vitet e fundit.
Principi i kësaj teknike është ndarja e spermatozoideve X dhe Y përmes centrifugimit.

Fillimisht spermatozoidet ndahen nga fluidi seminal, më pas identifikohen spermatozoidet më të shëndetshme dhe më të lëvizshme. Në fund të teknikës, spermatozoidet X (më të rënda) ndahen nga spermatozoidet Y (më të lehta). Në një mashkull të shëndetshëm, gjysma e spermatozoideve janë bartës të kromozomit X dhe do të mund të japin vetëm embrione femra nëse do të fertilizojnë ovocitet (vezët) e partneres, ndërkohë që gjysma tjetër, duke qenë se është bartëse e kromozomit Y, do të mund të japë vetëm embrione meshkuj nëse fertilizojnë vezët e partneres. Në këtë mënyrë, në fund të procedurës do të kemi një mostër spermatozoidesh, e cila do të ketë shanse të larta për shtatzëni dhe sipas gjinisë së dëshiruar.

Kjo teknikë përdoret në shumë vende si proces standard në procedurat artificiale të riprodhimit (inseminim artificial – IUI dhe fertilizim in vitro – IVF). Shanset e suksesit për të pasur një djalë variojnë nga 78¬85%, ndërkohë që për një vajzë variojnë nga 73¬75 %.

Fertilizimi in vitro (IVF) me diagnozë gjenetike preimplantacionale (PGD) PGD (Preimplantation Gentic Diagnosis) është e vetmja metodë e cila virtualisht garanton zgjedhjen e gjinisë sipas dëshirës për shkak se embrionet analizohen përpara transferimit të tyre në uterus (mitër). Këto embrione formohen gjatë procesit të fertilizimit in vitro (IVF). Pra, nuk mund të ketë PGD pa IVF.
Vezët pasi merren nga trupi i nënës bashkohen me spermatozoidet e babait në një process të quajtur fertilizim, i cili kryhet në kushte laboratorike. Këto embrione u nështrohen biopsisë së blastomerëve në ditën e 3¬të të jetës.

Gjatë biopsisë analizohet njëra nga qelizat (blastomer) e embrionit të ditës së 3¬të për sa i përket statusit të saj kromozomial (XX – femër apo XY – mashkull).

PGD është teknika më e saktë në zgjedhjen e gjinisë së fëmijës, por edhe më e shtrenjta. PGD rezervohet për çiftet me një histori familjare të sëmundjeve gjenetike apo për nënat në moshë të madhe, të cilat janë më të rrezikuara të kenë embrione me anomali kromozomiale. Megjithatë PGD nuk mund të shmangë të gjitha anomalitë gjenetike! Ajo është e vlefshme vetëm për disa sëmundje të caktuara.

Në shumicën e vendeve, dëshira për të zgjedhur gjininë e fëmijës nuk mjafton për t’u pranuar në një process IVF me PGD. Shanset e suksesit për një procedurë të tillë janë 97–99% si për vajzë, ashtu edhe për djalë.
Burimi: Gazeta Shendeti

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img