29,03,2024

Fizibiliteti për ndikimin mjedisor-social të ujëmbledhësit Ibër Lepenci afër përfundimit, hapet rruga për projektime të reja

Must Read

Pasditen e sotme, i pari i Ferizajt, Agim Aliu, shoqëruar edhe nga drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mjedisit, Lulzim Aliu dhe drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës, Arbër Bytyqi, priti në zyrën e tij një delegacion zyrtar të kryesuar nga koordinatori për punë të jashtme dhe të brendshme në Ndërmarrjen “Ibër Lepenci”, Valon Eshrefi, Lutfi Isufi, drejtor i Departamentit për Zhvillim në Ndërmarrjen “Ibër Lepenci”, Karina Zachodni nga Western Balkans Investment Framework, strukturë kjo e Bashkimit Evropian, përkatësisht Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, që mbështet zhvillimin socio-ekonomik në Kosovë dhe disa shtete të rajonit tonë si dhe zyrtarë të tjerë. Temë e diskutimit në këtë takim ishte bashkërendimi i veprimeve dhe njoftimi për rrjedhën e investimit në ndërtimin e pendës, përkatësisht ujëmbledhësit nga sistemi Ibër-Lepenc.

Mysafirët njoftuan të parin e Ferizajt, Agim Aliu se studimi i fizibilitetit për ndikimin social dhe ambiental i projektit të ujëmbledhësit është gati në përfundim, përkatësisht përfundohet në qershor, si dhe pjesa teknike e financiare që ka rezultuar pozitive. Përmes këtij projekti Ferizaj dhe komunat tjera përreth si Shtërpca, Kaçaniku, Vitia dhe Shtimja do të jenë përfitueset kryesore. Ndërtimi i pendës në zonën e Neredimes do të krijoj efekt të jashtëzakonshëm drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të regjionit tonë, duke ndikuar veçanërisht në dy rrafshe, atë të furnizimit me ujë të pijshëm dhe përdorimin e ujit për nevoja industriale si dhe tërheqjen e turizmit në këto zona. Zgjidhja që ofrohet përmes këtij projekti është shekullore, andaj rezultati pozitiv i fazës teknike-financiare dhe ndikimit social e mjedisor i nxjerrë përmes studimit të fizibilitetit, hap rrugën për projektimet e mëtutjeshme në kuadër të këtij projekti që ka vlerën e afro 500 milionë eurove.

I pari i Ferizajt, Agim Aliu tha se qeverisja e tij lokale ka gatishmërinë e plotë për të realizuar këtë projekt zhvillimor me rëndësi strategjike e historike për zonën ku mëton të shtrihet, duke ofruar gjithë kapacitetin e autoriteteve lokale në dobi të jetësimit të këtij projekti.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img