29,03,2024

Fillon së realizuari projekti i kanalizimit dhe riasfaltimi i rrugës “Hasan Prishtina”

Must Read

Të hënën kanë filluar punimet në rregullimin e kanalizimit fekal e atmosferik, si dhe riasfaltimi i rrugës “Hasan Prishtina”, projekt ky i Komunës së Ferizajt.

Nga afër punimet i inspektoi edhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, me bashkëpunëtoret e tij. Ai këtë projekt e cilësoi si tejet të rëndësishëm për banorët e kësaj pjesë të qytetit, që lidh pothuajse të gjitha rrugët e qytetit të Ferizajt.

“Është e rëndësishme për shkak se ka të bëjë me inkuadrimin e kanalizimit në kolektorin kryesor të kësaj pjesë të qytetit dhe është një nyje e rëndësishme në kryqëzimin e këtyre rrugëve që shpije në drejtim të rrugës “Rexhep Bislimi”, rrugën “Astrit Bytyqi” dhe rrugën “Kadri Zeka”. Me këtë projekt në po realizojmë synimet tona, që të përmirësojmë jetën e qytetarëve në pjesë të ndryshme të qytetit, për shkak të asaj se investimet që kanë qenë të deritanishme kanë krijuar mundësi më të mira në përfundim të këtij mandati që t’i kthehemi qytetit edhe përmes rregullimit të këtyre pjesëve infrastrukturore. Rëndësia më e veçante e kësaj rrugë qëndron në kryqëzim të rrugës
“Astrit Bytyqi”, e cila do të do të jetë e kalueshme jo vetëm me këtë pjesën që do të lidhet me magjistralen që shpije në drejtim të Prishtinës dhe Shkupit, por edhe me pjesën tjetër të qytetit në përfundim të rrugës “Astrit Bytyqi”në dalje të shkollës fillore “Gjon Serreçi” më ç’rast ne kemi përgatitur të gjitha procedurat e shpronësimit dhe në bazë të planit rregullues urban, ne do ta nxjerrim edhe atë nyje kryesore aty”, ka thënë kryetari Svarqa.

Numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa, është shprehur se tashmë të gjitha investimet i janë kthyer qytetit. Ai tha se asfaltimi i rrugicave do të bëhet përmes katër lotove të tenderimit, ku tashmë tri lotot e para kanë përfunduar, ndërsa loto e katërt është në procedurat e vlerësimit.

“Mendojmë se me këto investime, ne po përmbyllim njërën ndër fazat me të rëndësishme të realizmit të projekteve, përmes Partneritetit Publiko Privat, sepse në komitetin për Partneritetin Publiko Privat, kanë kaluar dy nga projektet më të rëndësishme për parkingje nëntokësore, tek ish çerdhja e fëmijëve ku do të ketë hapësirë prej 66 ari, që të vendosen në dy kate nëntokësore, do të ketë kapacitet për 700 automjete, si dhe tek kompleksi i objekteve kulturore ku do të kem mundësi që t’i vendosim edhe 700 automjete të tjera”, ka deklaruar kryetari Svarqa.

Nga ana tjetër edhe qytetarët e kësaj pjesë të qytetit e kanë mirëpritur realizmin e këtij projekti. Ata thanë se ky projekt ka qenë mese i domosdoshëm që të realizohet.

U bë së në kuadër të këtij projekti përfshihet asfaltimin fekal dhe atmosferik si dhe do të bëhet edhe riasfaltimi i rrugës. Gjatësia e rrugës ka 800 metra, ndërsa do të ketë 6 metra gjerësi, po ashtu do të ketë edhe trotuare në të dyja anët e rrugës. Vlera e këtij projekti kap shumën mbi 160 mijë euro.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img